Ftesa për Lulzim Bashën në Këshillin e Sigurisë. Ish-Presidenti Moisu: “Nuk mund të ftohen drejtues të partive”

Postuar në 05 Mars, 2014 03:20

Marrëdhëniet mes Presidentit dhe mazhorancës së fundmi duket se janë acaruar. Një arsye që është bërë publike është plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, konsultimet për të cilat dje nuk përfunduan mirë. Por një çështje, jo pak e ndjeshme, është edhe ftesa që kreu i shtetit i ka dërguar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ftesa nuk parashikohet në ligj, por as nuk përjashtohet, një moment juridik ky që i lejon presidentit të përfshijë në pjesëmarrje atë që e gjykon ai të nevojshëm. Problemi është se praktika e deritanishme nuk e ka përfshirë kreun e opozitës në këto mbledhje. Gazeta “Mapo” ka shkruar për këtë çështje duke përmendur edhe ligjin e vitit 2000 që rregullon funksionimin e Këshillit. Po ashtu “Mapo” i ka marrë një prononcim ish-presidentit Alfred Moisiu, i cili ka deklaruar se në mbledhjet e drejtuara prej tij janë ftuar “pjesë të shtetit dhe të Kuvendit. Edhe ata janë politikanë, por janë të strukturuar ose në shtet, ose në Kuvend, ndërsa partitë politike jo. Sipas mendimit tim nuk mund të ftohen”. Ndërkohë mbledhja e 11 marsit bëhet e ditur se do të marrë në shqyrtim draftin e Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare, të cilin Këshilli duhet ta miratojë.

s.z   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.