Ftesa e Nishanit për kreun e opozitës Basha si pjesë e Këshillit të Sigurisë, tjetër ftohje me mazhorancën

Thërritja pas shumë kohësh pushimi e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka qenë edhe tema kryesore e takimit të mbajtur larg syve kureshtarë mes Presidentit Bujar Nishani dhe kryeministrit Edi Rama, njofton Ora News. Shkak për këtë takim ka qenë situata e rënduar e sigurisë dhe rastet e frikshme të atentateve me tritol. Por një tjetër argument që lidhet me mbledhjen ka sjellë debate të forta mes Presidentit dhe Kryeministrit, që edhe kështu nuk është se kanë marrëdhenie “të ngrohta”: Krahas atyre që përbëjnë edhe bërthamën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Nishani ka lëshuar një ftesë edhe për kreun e opozitës Lulzim Basha, ftesë e cila nuk është mirëpritur aspak nga Rama. Sipas burimeve, Kryeministri është dakorduar me Kreun e Shtetit për një mbledhje, por ka kundërshtuar fort pjesmarrjen në mbledhje të rivalit të tij politik që në këtë rast përfaqëson edhe Bashkinë e Tiranës si qytetar i parë i kryeqytetit. Rama dhe maxhoranca e konsiderojnë si absurde dhe të papreçedentë pjesmarrjen e Kreut të opozitës në një mbledhje të tillë, ndërsa për Presidentin kjo konsiderohet si normale pasi edhe opozita ka rolin e vet në sigurinë kombëtare. Ama, sipas nenit 13 të ligjit themeltar të shtetit shqiptar, pika 5, “Anëtarë të Këshillit të Sigurise Kombëtare janë: Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Ministri i Punëve të Jashtme, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Rendit Publik, Ministri i Pushtetit Lokal, Ministri i Financave, Ministri i Transportit, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror”.
a.k
Comments
Po c'rendesi ka. Ligjet
<p>Po c'rendesi ka. Ligjet sugjerime jane ne vilajetin tone.</p>
E para: Nga na mbiu ky "ligji
<p>E para: Nga na mbiu ky "ligji themeltar i shtetit shqiptar"? Shqipëria ka Kushtetutë dhe jo Ligj Themeltar. A mund të na informoni korrektësisht, se kujt ligji, rregulloreje etj. i referoheni këtu? Siç duket Respublica kopjon/përcjell nga fletërrufeja DITA pa pyetur për përmbajtjen e lajmit.</p><p>E dyta: Kur citoni "pikën 5", përmendni të gjithë përmbajtjen e saj: "Presidenti, sipas çështjeve që bisedohen, mund të ftojë në mbledhje edhe persona të tjerë si ... etj." Dmth. është mëse ligjore që Presidenti të ftojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë edhe shefin e opozitër, pa qenë ky i fundit anëtar i Këshillit. </p>
Add new comment