Prezantuesja e televizionit rus zë gafil Moskën: Ndërhyrja në Ukrainë, gabim i madh

Postuar në 04 Mars, 2014 15:34

"Dele e zezë" e gazetarisë së financuar nga Kremlini, rezultoi prezantuesja televizive e një emisioni anglisht në televisionin rus "Russia Today", Abby Martin. Ajo denoncoi live si të gabuar ndërhyrjen ushtarake të vendit të saj në Ukrainë. "Nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa kundër jam ndaj çdo ndërhyrje të çdo shteti në sovranitetin e një shteti tjetër", deklaroi Abby Martin në një program televiziv. "Russia Today" publikoi një deklaratë në të cilën shprehte respektin për pikëpamjet e Martinit (e cila në fakt ka origjinë amerikane), ndërsa theksoi se prezantuesja nuk do të ndëshkohet. Por në fakt, ka një zhvillim tjetër. Meqë Martin deklaroi në ekran se pranon që nuk e njeh mirë situatën e brendshme në Krime, drejtuesit vendosën ta dërgojnë atë pikërisht në Krime, “për ta njohur nga afër realitetin”. Ndërkaq, akti i saj ka bërë xhiron e botës dhe ka marrë mbështetje të madhe.
 

Videoja mund të ndiqet edhe këtu: http://www.businessinsider.com/abby-martin-speaks-out-against-russia-2014-3

 

a.k

Comments

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

<p>Po per Kerry-n c&#39;fare mendon Respublika? Edhe deklarata e tij po ben xhiron e Botes kur thote se; &#39;&#39;Rusia po pushton per interesa vetjake&#39;&#39;. Harron i gjori se numri i shtete te pushtuara nga Amerika mbas LIIB arrin mbi 20-te dhe te gjitha per interesa te SHBA-se.&nbsp;</p><p>Mqns e publikuat kete lajm publikoni edhe lloqet e Kerry-t.</p>

Submitted by Mah (not verified) on

<p>Rusia nuk mund te beje lufte kundra Ukraines sepse varet prej saj. Gazi Rus kalon ne Ukraine per ne tregun Europian. Thjesht ben presion per te mbajtur nen kontroll situaten e renduar kundra saj. Ne çdo moment elemente pro ruse ukrainas do te gjenden ne krah te saj. Kjo eshte pak a shume loja me Krimene.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.