Gazetat e sitet japin versione të ndryshme edhe për një ngjarje shumë të verifikueshme

Postuar në 04 Mars, 2014 16:48

Lidhur me incidentin para Presidencës, ku një 68 vjeçar me emrin Mustafa Gjyseli ka goditur ne vezë Petrit Vasilin, pothuaj të gjitha gazetat japin versionin, sipas të cilit Gjyzeli ka vepruar nën shtysën e një pakënaqësie konkrete. “Nuk kisha gjë personale me Vasilin, por e kam goditur si përfaqësues i pushtetit pasi nuk më kanë futur djalin në punë”, citojnë gazetat njeriun që fillimisht u ndalua për atë që bëri e që më pas u lirua. Dhe të gjitha i referohen burimeve policore.

Por Balkanweb.com ka një version të ndryshëm: “Gjashtë dhjetë vjeçari është marrë në pyetje nga policia dhe aty ka sqaruar motivet që e kanë shtyrë të ndërmarrë këtë veprim; Gjyzeli e kreu veprimin në shenjë hakmarrje ndaj prishjes qe iu bë një lokali, biznes i familjes se tyre në vitin 2004-2005; ai akuzoi politikën për shkatërrimin e lokalit e si rrjedhojë, ekonomisë së familjes. Pas tetë orësh ai është lënë të shkojë në shtëpi dhe ndiqet penalisht në gjendje të lirë; sipas policisë, Gjyzeli e kreu veprimin në kushtet e një gjendje të rëndë depressive”. Edhe balkanweb-i i referohet burimeve nga policia.

Kush ka të drejtë?

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.