Shqiptarët e Ukrainës, rreth 50 mijë, por po shkojnë drejt asimilimit, thotë zv.ministri krimeas

Në këto kohë të turbullta për Ukrainën, agjencia e lajmeve INA ka bërë një material për gjendjen e shtetasve me origjinë shqiptare, që jetojnë në disa zona të vendit. Ismet Zaatov (foto), zëvendës-ministri i Kulturës i Republikës Autonome të Krimesë në Ukrainë, për herë të parë ka dhënë detaje mbi gjendjen e shqiptarëve dhe humbjen e identitetit të tyre. Zaatov thotë se në krahinën e Krimesë ka shqiptarë në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura në ish-republikat sovjetike. “Mbi 90 për qind e popullsisë së Gurzufit ka qenë më parë shqiptare, e pranishme nga shekujt 16 deri 18, por që më pas gradualisht është zhdukur, por ka raste të rralla ku është kultivuar dhe ruajtur gjuha dhe tradita shqiptare”, thotë ai.
Ai pranon se shqiptarët jetojnë edhe në zona të tjera të Ukrainës. Në Ukrainë shqiptarët janë në rajonet e Odesës, Kirovo Gradit, dhe Zaparuzhjes. Për ta nuk po bëhet asgjë dhe nuk po përkushtohet ndonjë kujdes i veçantë. Sipas të dhënave që kemi ne si institucione, por që akoma janë jozyrtare, në Ukrainë jetojnë rreth 50 mijë shqiptarë, të shpërndarë në rajone të ndryshme, por një pjesë e madhe duke shkuar drejt asimilimit, për shkak të martesave dhe lidhjeve të përziera, si shkak i fesë ortodokse”, tha Zaatov.
Lexoni më shumë në: http://www.telegrafi.com/lajme/shqiptaret-ne-ukraine-pa-mbeshtetjen-e-askujt-2-41899.html
a.k
Comments
Shqiptaret ne Ukraine, pa

Shqiptaret ne Ukraine, pa mbeshtetjen e askujt?!? Pse mer, po shqiptaret ne Shqiperi mbeshtetjen e kujt kane, te Sales apo te Edvinit?

Qeverite tona kane harruar me

Qeverite tona kane harruar me kohe e me vakth popullin qe ju jep votat e lere me pastaj te mendosh per pseudoshqiptaret e Ukraines qe kane 4 shekuj atje. C'fare hipokrizie, thuaj se Shqiperia eshte superfuqi dhe do te kerkoje te kete nje ''baze'' ushtarake atje.

Keto lajme te tipit ''pacavure'' i japin vetem faqet e internetit qe mbajne emrat; ''Nasha Pressevo'' ''vesti'' dhe ''INA'' qe shqup jane ''presheva jone'' ''lajmi'' dhe KINA.

Ne Ukraine shqiptart

Ne Ukraine shqiptart asimilohen per shkak te fese ortodokse.

ne Turqi shqiptart asimilohen per shkak te muslimanizmit

Ne Itali shqiptart kan ruejt te gjitha traditat, flamurin, gjuhen, fotografine dhe festat per Gjerggj Kastriotin, rrugve i japin emnin shqip dhe italisht, Komunia quhet paralelisht Bashkia, kan shkolla shqipe, gazeta shqipe deputet ne parlament dhe ruejne festat kombetare.

Add new comment