Arkiv-Lajme

Konservatorët e kritikojnë Obama-n për diplomaci pasive; por liberalët e mirëkuptojnë për vështirësitë e rastit ‘Krimea’

Postuar në 06 Mars, 2014 07:21

The Onion është një sit i famshëm amerikan (theonion.com), dhe në të thuhej këto ditë se amerikanët janë të ndarë pas ndërhyrjes brutale të Rusisë në Krime në dy pjesë të barabarta. 50% e tyre janë krejt indiferentë, e 50%-ëshi tjetër është krejt i keqinformuar. Nicholas Kristof, opinionisti i gazetës New York Times, përfshin në këtë kategori të fundit, edhe një numër kongresmenësh, gazetash e kolegësh amerikanë, të cilët janë duke fajësuar Obama-n për krizën në Krime.

Dorëheqje në transmetim direkt. “Nuk punoj në një rrjet që paguhet nga qeveria ruse...Gjyshërit e mi u larguan nga Hungaria...”

Postuar në 06 Mars, 2014 07:20

 “I përkas një familjeje që u largua nga Hungaria për shkak të revolucionit të vitit 1956, për t’u shpëtuar forcave sovjetike dhe... nuk mund të pranoj më të punoj për një rrjet që pagiuhet me paratrë ruse”.  Kështu është shprehur folësja e televizionit “Russia Today” Liz Wahl, e cila u bë e njohur pasi deklaroi se ndërhyrja e Rusisë në Krime ishte e gabuar. Ajo pranon se është përballur me sulme morale dhe etike për këtë deklaratë, por në sfond me sa duket qëndron një histori më e thellë sesa thjesht një mendim personal. Dhe dorëheqjen e ka dhënë në transmetim direkt.

“Formula” e Kissinger për krizën ukrainase dhe sidomos për të shmangur luftën

Postuar në 06 Mars, 2014 07:00

Henry Kissinger “është bërë i gjallë” në media dhe siç mund të merret me mend ka shkruajtur për krizën ukrainase. Sipas tij çdo gjë që po thuhet për krizën lidhet me konfrontimin, por duke marë si bazë përvojën e tij që njeh faktin historik se “katër luftra nisën me entuziazëm dhe mbështetje publike”, shtron pyetjen: A e dimë se ku po shkojmë? Kissinger është kritik edhe për leximin gjeopolitik Perëndim-Lindje në rastin e Ukrainës, që e sheh këtë vend si avantpost të njërit apo tjetrit. Sipas tij, Ukraina mundet të shërbejë fare mirë si urë mes tyre.

Krijimi i Forcës së Armatosur të Kosovës, Serbia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit

Postuar në 06 Mars, 2014 06:49

Serbia pritet të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi Kosova vendosi të krijojë frocën e vet të armatosur. Ministri pa portofol, Aleksandër Vulin, i ngarkaur me çështjen e Kosovës, deklaroi në një konferencë për shtyp se akti i fundit i Prishtinës zyrtare bie ndesh me marrëveshjen rregulluese të OKB-së, pra rezolutën nr. 1244. “Kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me rezolutën nr.1244 e cila qartësisht sanksionon se nuk duhet të ketë asnjë ushtri në territorin e Kosovës”, tha Vulin.

Ndeshja Kosovë-Haiti: Kosovarët zbulojnë dashurinë e tyre për flamurin shtetëror?

Postuar në 06 Mars, 2014 06:37

Nuk kemi ide se ç’hapësirë ka zënë në faqet e shtypit (print) lajmi mbi ndeshjen e djeshme mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Haitit, por në sitet e agjencitë kosovare online të lajmeve lajmi ka kaluar pa ndonjë vëmendje të madhe.Dikush ka qenë me idenë se kjo ishte një ndeshje që shënon fillimin e një historie, por mediat nuk kanë ecur në këtë linjë. Në të njëjtën ditë, disa futbollistë kosovarë qëndruan në Shqipëri për të luajtur miqësoren Shqipëri-Maltë. Madje, Lorik Cana nuk e ka parë me sy të mirë “braktisjen” që ndoca syresh i kanë bërë kombëtares kuqezi.

Haradinaj: Me të gjithë bëj koalicion, veç me Thaçin jo

Postuar në 06 Mars, 2014 06:33

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë një konferencë për shtypin, dhe aty ka thënë qartë e prerë se nuk do të bëjë koalicion me partinë e Hashim Thaçit; me të gjitha partitë e tjera është i hapur. Shkrimi i mëposhtëm është marrë nga gazeta Express:

Protestë para kryeministrisë e drejtuesve të taksive 8+1

Postuar në 06 Mars, 2014 05:09

Shoferët e taksive 8+1 kanë protestuar sot para kryeministrisë dukem kërkuar anulimin e vendimit për mosmarrjen e pasagjerëve në kthim.  Në krye të tyre ka qenë kreu I Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja, ndërkohë që protestuesit mbanin në dorë karafila të bardhë. Kalaja ka bërë të ditur se një nga kërkesat është ndryshimi I ligjit të vitit 1998 për taksitë. “ 4 kryeministra nuk e kanë zbatuar këtë ligj sepse e dinin çfarë pasoja do të sillte. Urdhri i ministrit Haxhinasto ka shkaktuar kaos.

Nënshetësia e dyfishtë e Visho Ajazit, “Shqip” zbardh betimin për besnikëri ndaj Mbretëreshës Elizabetë

Postuar në 06 Mars, 2014 05:00

Dje mediat përcollën lajmin për ndërprerjen e seancës së raportimit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror për shkak të skadimit të certifikatës së sigurisë. Sot gazeta “Shqip” ka përcjellë një intepretim mbi përplasjen që sjell në ushtrimin e detyrës pasja e dy shtetësive nga ana e kreut të SHISH, Visho Ajazi. Me këtë rast, “Shqip” jep edhe betimin që ka bërë Ajazi me rastin e marrjes së nënshtetësisë kanadeze.

Fjala që Presidenti italian, Giorgio Napolitano mbajti në Kuvendin e Shqipërisë

Postuar në 06 Mars, 2014 04:44

Presidenti Italian, Giorgio Napolitano (shumica e gazetave e kanë shkruar gabimisht këto ditë ‘Napoletano”, me “e”, jo me “i”) ka bërë një vizitë në Tiranë, dhe ka mbajtur një fjalë në Kuvendin e Shqipërisë e një tjetër në një drekë të shtruar nga Presidenti Nishani. Po e publikojmë të plotë këtë të fundit:

158 amendime në Kodin e Procedurës Penale. Kritere të reja edhe për përgjimin e komunikimeve

Postuar në 06 Mars, 2014 03:50

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur rreth 158 amendime në Kodin e Procedurës Penale. Gazeta “Shqip” shkruan sot se një nga këto amendime parashikon kritere të reja për përgjimin e “komunikimeve me telefon ose çdo mjet tjetër teknik”, vëzhgimin e adresës elektronike, sekuestrimin e korrespondencës. Këto zbatohen si procedura vetëm për krimet me dashje, por tashmë jo kur procedohet për krime për të cilat parashikohen 7 vjet burg, por 4. Pra zgjerohet marzhi i subjekteve që mbikëqyren në këtë drejtim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme