158 amendime në Kodin e Procedurës Penale. Kritere të reja edhe për përgjimin e komunikimeve

Postuar në 06 Mars, 2014 03:50

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur rreth 158 amendime në Kodin e Procedurës Penale. Gazeta “Shqip” shkruan sot se një nga këto amendime parashikon kritere të reja për përgjimin e “komunikimeve me telefon ose çdo mjet tjetër teknik”, vëzhgimin e adresës elektronike, sekuestrimin e korrespondencës. Këto zbatohen si procedura vetëm për krimet me dashje, por tashmë jo kur procedohet për krime për të cilat parashikohen 7 vjet burg, por 4. Pra zgjerohet marzhi i subjekteve që mbikëqyren në këtë drejtim. Në rrugë ligjore, përgjimi do të kryhet me kërkesë të prokurorit dhe vendim të gjykatës, e cila vendos për procedurën, që sipas gazetarit Sokol Çobo, “nuk mund të zgjasë më shumës e 15 ditë”.

s.z  

   

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.