Arkiv-Lajme

Bashkim Fino: Nuk realizohet reforma territoriale po nuk ndërhymë në Kushtetutë

Postuar në 07 Mars, 2014 11:20

“Reforma territorial nëpërmjet konsultimit të qytetarëve”, kjo nismë shumë e përfolur nga qeveria aktuale ka prezantuar sot rezultate e studimit. Bashkim  Fino, bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale është shprehur se duhet një ndërhyrje në Kushtetutën e vendit për të mundësar realizimin e kësaj reforme. Sipas tij paketa për ligjin organic të pushtetit vendor dhe reforma territorial duhet te jetë në Kuvendin e Shqipërisë brenda muajit shtator 2014. “Puna është, do ta prekim Kushtetutën apo nuk do ta prekim Kushtetutën.

Kodi i ri Penal, ashpërsohen dënimet për atentatet me tritol

Postuar në 07 Mars, 2014 10:46

Qeveria propozon ndryshimet e reja për Kodin Penal. Në Kodin e ri Penal do të kemi masa më të ashpra dënimi për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së eksplozivëve si edhe për shkeljen e rregullave të ruajtjen e këtyre ekplozivëve.

Gjykata e Tiranës: Shumë gjyqe bëhen në zyrat e gjyqtarëve, 700 denoncime për korrupsion

Postuar në 07 Mars, 2014 09:59

Procese gjyqësore që zvarriten pa fund dhe bindja e qytetarëve se sistemi i drejtësisë është i korruptuar deri në hallkat më të larta. Këto ishin dy temeatikat kryesore që u disktuan më së shumti sot gjatë publikimit të raportit vjetor të Gjykatës së Tiranës. Të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa. Sipas të pranishmëve shqetësues është fakti që vëllimi më i madh i punës përballohet nga Gjykata e Tiranës nëmjedise të papërshtatshme pune.

Presidenti i Turqisë kundërshton Erdogan për bllokimin e Facebook dhe YouTube

Postuar në 07 Mars, 2014 09:16

“Grupi i senatorëve”, Majko: Ekziston si definicion kur unë i them kolegëve më të vjetër, hajde pimë një ‘kafe senatorësh’

Postuar në 07 Mars, 2014 07:08

Ish-kryeministri, Pandeli Majko në emisionin ‘Tet a tet’ të “A1 Report” ka hedhur poshtë zërat se ka përplasje brenda grupit të Partisë Socialite.

Sipas tij nuk ekziston termi “senatorë” teksa thotë se pritshmëritë ndaj qeverisë Rama janë të mëdha. Madje dhe për ministrat e rinj në kabinet ai thotë se sheh veten e tij kur pa eksperiencë administrative kishte hyrë në qeveri.

 

Intervista

 

Shqipëri-BE, ja 11 prioritetet e miratuara

Postuar në 07 Mars, 2014 07:03

Shqipëria dhe BE kanë miratuar prioritet për integrimin e vendit tonë në union. Në takimin e nivelit të lartë të dialogut u vendosën 11 prioritete. Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule tha se, KE ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat dhe tashmë i mbetet Shqipërisë të ndërmarrë hapat e kërkuara në mënyrë që në qershor vendet anëtare të miratojnë dhënien e statusit.

 

 

 

Berisha premton se do ta flasë në Dublin për furgonat

Postuar në 07 Mars, 2014 05:58

Në Dublin mbahet një kongres i Partive Popullore, në të cilin ka shkuar dhe i pari i PD-së, Lulzim Basha. Por tok me të ka shkuar dhe para-ardhësi i tij, Berisha. Nuk kuptohet mirë roli i këtij të fundit në një kongres, ku ftohen të marrin pjesë drejtues të partive konservatore. Por ka qenë vetë ky që e ka ndriçuar motivin e pjesëmarrjes atje. E ka bërë nëpërmjet një postimi në facebook që, gjykuar nga përmbajtja e mesazhit, mund të ngjajë me një shaka. Por është e vërtetë. Është një mesazh i lënë prej tij, që ka për titull frazën “Pershendetje nga Dublini!

Lejet minerare futen në sitën e auditimit; dhe 121 prej tyre rezultojnë me shkelje ligjore

Postuar në 07 Mars, 2014 05:36

Ministria e Energjitikës ka futur në një sitë auditimi të gjitha kompanitë që kanë marrë leje të shfrytëzimit të pasurive minerare, dhe nga ky kontroll ka arritur në përfundimin se në 121 raste nuk janë respektuar kushtet e kontratës së lidhur. Në njoftimin që ka dalë nga kjo ministri thuhet se 121 lejet minerare në fjalë përbëjnë vetëm 16% të totalit të lejeve të lëshuara. I bie që që të jenë lëshuar mbi 700 leje.

Kosovë: Ka pasur një pakt me FIFA-n për të mos përdorur himin e flamujt kombëtarë gjatë ndeshjes me Haitin

Postuar në 07 Mars, 2014 05:22

Disa media e kanë interpretuar mungesën e flamujve kuqezi në shkallët e stadiumit ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës gjatë ndeshjes mes Kosovës e Haitit që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 si një shenjë që demonstron se kosovarët janë duke krijuar identitetin e tyre. Kjo ide u theksua nga prania e madhe e flamujve të shtetit kosovar dhe nga fakti tjetër që skuadra e Kosovës nuk këndoi hyminin kombëtar.

Ilir Meta në Top Story ndalet në të gjitha zhvillimet e ditës

Postuar në 07 Mars, 2014 03:07

Kreu i Kuvendit ka nisur prej kohësh një fushatë të vetën televizive. Nuk ka javë që të mos jetë në një studio, dhe gazetarët rëndom e kanë bërë të ndalet në momentet e jetës së vet politike. Dje ishte në studion e Ballës, në Top-channel, dhe atje, në ndryshim nga herë të tjera, biseda u fokusua e gjitha në zhvillimet e politikës së ditës. Ja intervista e zbardhur.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme