Berisha premton se do ta flasë në Dublin për furgonat

Postuar në 07 Mars, 2014 05:58

Në Dublin mbahet një kongres i Partive Popullore, në të cilin ka shkuar dhe i pari i PD-së, Lulzim Basha. Por tok me të ka shkuar dhe para-ardhësi i tij, Berisha. Nuk kuptohet mirë roli i këtij të fundit në një kongres, ku ftohen të marrin pjesë drejtues të partive konservatore. Por ka qenë vetë ky që e ka ndriçuar motivin e pjesëmarrjes atje. E ka bërë nëpërmjet një postimi në facebook që, gjykuar nga përmbajtja e mesazhit, mund të ngjajë me një shaka. Por është e vërtetë. Është një mesazh i lënë prej tij, që ka për titull frazën “Pershendetje nga Dublini! Shoferet e furgoneve mbyllen Parlamentin. Ecin drejt fitores!” dhe pastaj vijon: “Qytetare dhe qytetarë, ju bej thirrje te mbeshtesim me te gjithe forcen tone shoferet e furgoneve qe po protestojne per kafshaten e gojes te femijeve te tyre por dhe kunder qendrimeve arbitrare e dhunuese te kesaj qeverie ndaj nesh. Une do ta ngre çeshtjen e tyre te drejte ketu ne Kongresin e EPP-së ne Dublin. Marshi tjeter le te jete marshi i fitores! Sb”.

Saktësojmë përsëri: mesazhi në fjalë është i Sali Berishës. Të plotë mund ta shihni në linkun https://www.facebook.com/photo.php?fbid=273143639513217&set=a.122461101248139.23340.121577844669798&type=1

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by vucidolasi (not verified) on

<p>lidheni dhe taposini gojen ketij deshtaku te madh sepse ne vucidolasit nuk durojme me te tallemi nga i gjithe vendi per shkak se i biri i ram e sheqeres ka pjerdhur fare.</p><p>mire do ishte ta burgosnit per krimrt dhe vjedhet e medha qe ka bere...edhe keto nuk ja ka fshati vucidol per borxh t&#39;ja mbaje. ne si vucidolas kerkojme qe ta denini duke ja dorezuar tropjes....di tropoja se cfare te bej me kete derr qe i furi gjithe familjet e trpojes ne hasmeri.</p><p>shoferet pa patenta dhe furgonet pa licenca qe mbrom ky shkeles ligji ne si vucidol nuk i perkrahim asnjehre....le ta dijne te gjithe shqiptaret qe ne duam shtet dhe ligje pavaresisht se i biri i ram sheqeres vetzem lighin nuk njeh.</p><p>kemi edhe nje kerkese per te miren e shqiperise...te mos lejohet me te takoje te huaj e te perfaqesoje askend...le qe kush nga personalitetet e huaj takon kete deshtak...ja kane hequr vizen me kohe.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.