Kosovë: Ka pasur një pakt me FIFA-n për të mos përdorur himin e flamujt kombëtarë gjatë ndeshjes me Haitin

Postuar në 07 Mars, 2014 05:22

Disa media e kanë interpretuar mungesën e flamujve kuqezi në shkallët e stadiumit ‘Adem Jashari’ të Mitrovicës gjatë ndeshjes mes Kosovës e Haitit që përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 si një shenjë që demonstron se kosovarët janë duke krijuar identitetin e tyre. Kjo ide u theksua nga prania e madhe e flamujve të shtetit kosovar dhe nga fakti tjetër që skuadra e Kosovës nuk këndoi hyminin kombëtar.

Por e vërteta është që ka pasur një marrëveshje mes autoriteteve e institucioneve sportive të Kosovës nga njëra anë dhe FIFA-s nga ana tjetër (nën presionin e Serbisë), dhe sipas kësaj marrëveshje pala kosovare ka marrë përsipër që të mos lejojë a nxisë tifozët në shpërthime të natyrës nacionaliste. E në këtë kuadër ka marrë përsipër të mos lejojë flamujt kombëtare e të mos këndojë himnin kombëtar.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.