Gjykata e Tiranës: Shumë gjyqe bëhen në zyrat e gjyqtarëve, 700 denoncime për korrupsion

Postuar në 07 Mars, 2014 09:59

Procese gjyqësore që zvarriten pa fund dhe bindja e qytetarëve se sistemi i drejtësisë është i korruptuar deri në hallkat më të larta. Këto ishin dy temeatikat kryesore që u disktuan më së shumti sot gjatë publikimit të raportit vjetor të Gjykatës së Tiranës. Të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa. Sipas të pranishmëve shqetësues është fakti që vëllimi më i madh i punës përballohet nga Gjykata e Tiranës nëmjedise të papërshtatshme pune. Më shumë se gjysma e cështjeve për të gjithë vendin trajtohen në këtë gjykatë. Shumica e gjyqeve zhvillohen nё zyrat e gjyqtarёve, gjё qё cёnon solemnitetin e proceseve gjyqёsore. Nё dhomёn civile janё 50 gjyqtarё me vetёm 6 salla gjyqi. Nё dhomёn penale 18 gjyqtarё me 7 salla gjyqi. Gjykata e Tiranёs regjistroi 36 mijё 800 çёshtje gjyqёsore dhe pёrfundoi gati 3 çerekun e tyre vitin e kaluar. Rreth 70 pёr qind e tyre janё lёnё nё fuqi nga gjykatat mё tё larta dhe kёshtu vlerёsohet cilёsia e gjykimeve. Elvis Çefa, Nёnkryetari i Kёshillit tё Lartё tё Drejtёsisё, ishte ai që ngriti me shqetёsim fenomenin e zvarritjes së proceseve gjyqёsore. Rreth 80 pёr qind e çёshtjeve civile zgjatin mё shumё se 6 muaj. Ndërsa Ministri i drejtёsisё, Nasip Naço, tha se kushtet e punёs po rregullohen, por njerёzit duan gjykim tё drejtё dhe tё shpejtё, duan transparencё. Sipas tij, publiku ka mendim negativ pёr punёn e gjykatёs, sepse nё portalin on line kanё ardhur rreth 700 denoncime pёr korrupsion nga qytetarёt. Autoritetet kanё pёrgatitur disa ndryshime nё kodin e procedurёs penale, por ekspertёt shqiptarё e tё huaj mendojnё se problemi nuk qёndron tek ligjet pёrgjithёsisht tё mira, por tek zbatimi i tyre. S.S

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.