Arkiv-Lajme
Lirohet personi që qëlloi me vezë Petrit Vasilin, dëshmia: Nuk doja t’i bëja keq por vetëm ta turpëroja
Lirohet personi që qëlloi me vezë kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Mustafa Gjyzeli është lënë i lirë nga gjykata e Tiranës, pasi dhe vetë përfaqëuesi i prokurorisë kërkoi lirimin dhe caktimin e masës detyrim paraqitje. Seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e djeshme, ku prokurori i çështjes kërkoi që ndaj të arrestuarit Mustafa Gjyzeli të vendoset masa e sigurisë detyrim paraqitje. Kjo kërkesë është miratuar nga gjykata, e cila vendosi që Gjyezeli të paraqitet çdo të hënë në prokurorinë e Tiranës.
Kreu i ri i Komunitetit Musliman, imamët e Tiranës reagojnë kundër përzgjedhjes
Zgjedhja e kreut të ri të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Burçaj, ka sjellë reagime të imamëve të Tiranës. Sipas tyre, zgjedhja e tij në mënyrë kaq emergjente është jo vetëm e paprecedentë, por është shkelur edhe statuti i këtij institucioni, pasi përcakton se kryetari duhet të ketë 10 vjet shërbim në strukturat e KMSH-së. “Gazeta Shqiptare” ka intervistuar imamin e Xhamisë së Laprakës, Neki Kaloshi sipas të cilit “KMSH po dëshmon krizë institucionale, ku zgjidhet kryetar personi me më pak përvojë, i cili ka vetëm 6 muaj si nënkryetar i KMSH-së”.
Shehi: S'mund t’ia lejojmë vetes që një vend 3 milionësh të vritemi 400-500 vetë në vit nëpër rrugë
Dashamir Shehi i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta ka dalë kundër qëndrimit të Partisë Demokratike për masat e reja sa i takon transportit të qytetarëve. Kreu i LZHK-së vlerëson heqjen e furgonëve duke thënë se gjendja deri tani ka qenë në anarki.
Deputeti i PD në Kosovë: Skëndërbeu s’mund të quhet hero, masakroi myslimanët shqiptarë
“Skënderbeu nuk duhet të quhet hero kombëtar pasi ka masakruar shqiptarët me besim mysliman”, kështu është shprehur Amir Ahmeti ish-deputet i PD-së në Kosovë që tashmë ka themeluar Nismën për Drejtësi dhe Zhvillim. Ai mendon se mitizimi i Gjergj Kastriot Skënderbeu duhet rishikuar. “Dokumentohet se Skëndërbeu masakroi muslimanët për shkak të bindjeve të tyre fetare. Nëna Terezë ka qenë një misionare katolike e cila në emër të Krishtit ka vepruar si humaniste në botë. Asnjë rekomandim i Komisionit për Liritë Fetare nuk është zbatuar.
Skënder Bruçaj zgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka zgjedhur sot kryetarin e ri. Skënder Bruçaj është i zgjedhuri në krye të KMSH mes katër kandidaturave të paraqitura për këtë post. Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së; Skender Bruçaj, nënkryetar i KMSH-së; Dorian Demetja, drejtor i Burimeve Njerëzore pranë KMSH-së, ishin kandidaturat e tjera të cilët nuk arritën të marrin numrin e votave të mjaftueshëm për kreun e KMSH. Kryetari në detyrë Selim Muça në fjalën e tij tha se: “Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë në çdo moment.
Ministria e Financave, ja cilat subjekteve do tu shlyhet borxhi që nga java e ardhshme
Ministria e Financës publikon listën e subjekteve të cilat që nga java e ardhshme do të shlyhen për borxhin publik që u ka shteti si dhe rimbursimin e TVSH. Mbi 27 miliardë lekë është shuma që qeveria duhet tu shlyejë firmave të ndryshme që kanë financuar në ndërtimin e veprave të ndryshme publike, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë etj. Në grupin e punëve publike, 14.7 miliardë lekë janë fatura me informacion të plotë.
Gara presidenciale në SHBA, si fitohen votat në epokën dixhitale
Edhe pse duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, motorët e makinave elektorale demokratike dhe republikane janë ndezur tashmë: përveç kërkimit të kandidatëve të mundshëm – për demokratët tani në krye është Hillary Clinton, republikanët janë ende të ndarë – misioni më urgjent i të dy palëve është të kuptojë paraprakisht se cila do të jetë, në vitin 2016, strategjia më efikase në internet për të mbërritur tek zemrat e zgjedhësve.
Supriza, Assad-i del pro ndërhyrjes së Rusisë në Krime
Padyshim që ky është lajmi më pak surprizë i kësaj jave. Presidenti i Sirisë, Basha al-Assad thotë se pushtimi i Krimesë reflekton “mençurinë e politikave” të Presidentit rus, Vladimir Putin dhe përpjekjet e tij për rivendosjen e “sigurisë dhe qëndrueshmërisë” në Ukrainë pas “grushtit të shtetit”.
Në letrën dërguar presidentit të Rusisë, Assad pretendon se lëvizja e Putinit në linje të Ukrainës parandalon marrjen e pushtetit nga “terroristët ekstremistë”.
Mapo lëshon apelin: Shpëtoni Presidentin Nishani
‘Shpëtoni Presidentin Nishani’ – ky ishte titulli i madh në faqe të parë të gazetës Mapo, dhe shkrimi në faqet e brendshme, që ish nënshkruar nga Aleksanda Bogdani, bazohej mbi analizën e bërë nga Afrim Krasniqi e Artan Hoxha. Gazeta kish dhe një editorial në mbështetje te mesazhit që jep ky titull, dhe editoriali ish shkruar nga Alfred Lela. Po më poshtë keni të plotë shkrimin e Bogdanit:
Nga Aleksandra Bogdani
Berisha ikën i injoruar nga Kongresi i EPP-së në Dublin
Si rrallëherë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka postuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, për takimin e Kongresit të Partitë Popullore Evropiane në Dublin. Para nisjes, Berisha paralajmëroi se “do të mbronte protestat e shoferëve të furgonëve”. Por duket se ish-kreu i PD-së nuk ka gjetur hapësirë për të shprehur këtë shqetësim.
