Supriza, Assad-i del pro ndërhyrjes së Rusisë në Krime

Padyshim që ky është lajmi më pak surprizë i kësaj jave. Presidenti i Sirisë, Basha al-Assad thotë se pushtimi i Krimesë reflekton “mençurinë e politikave” të Presidentit rus, Vladimir Putin dhe përpjekjet e tij për rivendosjen e “sigurisë dhe qëndrueshmërisë” në Ukrainë pas “grushtit të shtetit”.
Në letrën dërguar presidentit të Rusisë, Assad pretendon se lëvizja e Putinit në linje të Ukrainës parandalon marrjen e pushtetit nga “terroristët ekstremistë”.
Komenti i Assad – i pari që pas përshkallëzimit të krizës në Ukrainë – është publikuar nga televizioni shtetëror të enjten vonë.
Rusia ka qenë mbështetësja më e fortë e Assad-it gjatë 3 viteve të konfliktit që nisi me protesta paqësore ndaj presidentin sirian por që u kthye në një luftë civile që ende vazhdon.
S.S
Comments
Ia ka borxh Hasadi Putinit
<p>Ia ka borxh Hasadi Putinit</p>
Add new comment