Berisha ikën i injoruar nga Kongresi i EPP-së në Dublin

Si rrallëherë, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk ka postuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, për takimin e Kongresit të Partitë Popullore Evropiane në Dublin. Para nisjes, Berisha paralajmëroi se “do të mbronte protestat e shoferëve të furgonëve”. Por duket se ish-kreu i PD-së nuk ka gjetur hapësirë për të shprehur këtë shqetësim.
Gazeta “Shekulli” raporton për “injorim”, pasi nga fotot e takimit shihet që Berisha as nuk ka shtrënguar duart me liderët e partive të djathta në Evropë. “Ish-kryeministri Berisha arriti vetëm t’i japë duart Julia Timoshenkos, siç duket në një foto, ku ai është me kurriz, ndërsa ish-kryeministrja që mezi ngrihet nga karrigia. Ka edhe një foto tjetër, të vetme: Sali Berisha në qendër, në krahun e majtë të tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe në të djathtë, ish-këshilltari në kryeministri, Glori Husi. Berisha është i prerë në fytyrë dhe që të tre nuk e fshehin pezmatimin dhe se janë totalisht të injoruar në një qendër ku janë mbledhur përfaqësuesit më në zë të së djathtës dhe qeverive evropiane.”
S.S
Comments
Po ska si të ndodhi ndryshe
<p>Po ska si të ndodhi ndryshe me këto fytyra</p>
Me fal po si e kuptoni
<p>Me fal po si e kuptoni pezmatimin nga kjo fotografi? Fotografia eshte normale dhe neutrale pa ndonje entuziazem, por edhe te flitet per pezmatim, me duket pak si teper. Nejse, ketu me pare kane qene te zote te deshifrojne edhe fjale nga nje fotografi e Edi Rames me te jatin, me c'me kujtohet.</p>
Add new comment