Lirohet personi që qëlloi me vezë Petrit Vasilin, dëshmia: Nuk doja t’i bëja keq por vetëm ta turpëroja

Postuar në 09 Mars, 2014 01:38

Lirohet personi që qëlloi me vezë kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili. Mustafa Gjyzeli është lënë i lirë nga gjykata e Tiranës, pasi dhe vetë përfaqëuesi i prokurorisë kërkoi lirimin dhe caktimin e masës detyrim paraqitje. Seanca gjyqësore është zhvilluar ditën e djeshme, ku prokurori i çështjes kërkoi që ndaj të arrestuarit Mustafa Gjyzeli të vendoset masa e sigurisë detyrim paraqitje. Kjo kërkesë është miratuar nga gjykata, e cila vendosi që Gjyezeli të paraqitet çdo të hënë në prokurorinë e Tiranës.

Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan sot se në seancën e caktimit të masës së sigurimit, i arrestuari Mustafa Gjyzeli ka deklaruar se nuk ka dashur t’i bëjë keq deputetit Petrit Vasili. Sipas rrëfimit të tij në gjykatë, goditja me vezë ka pasur si synim ta turpëronte para kamerave të televizioneve, ku dhe Petrit Vasili ishte duke folur, menjëherë pasi doli nga godina e presidencës. Gjyzeli ka shtuar se disa kohë më parë me ndërhyrjen e Petrit Vasilit, i kishin pushuar nga puna djalin e tij që punonte tek ANTA, Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. Veç këtij argumenti, i arrestuari Mustafa Gjyzeli ka treguar në gjykatë se deputeti kishte ndërhyrë dhe për mbylljen e një lokali që ndodhej në ambientet e aeroportit të Rinasit. Si pasojë e mbetjes pa punë, Gjyzeli ka vendosur të hakmerret ndaj Petrit Vasilit, duke e qëlluar me vezë.

 

Për më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/q-lloi-petrit-vasilin-me-vez--lihet-i-lir--mustafa-gjyzeli-204262.html

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.