Shehi: S'mund t’ia lejojmë vetes që një vend 3 milionësh të vritemi 400-500 vetë në vit nëpër rrugë

Postuar në 08 Mars, 2014 13:50

Dashamir Shehi i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta ka dalë kundër qëndrimit të Partisë Demokratike për masat e reja sa i takon transportit të qytetarëve. Kreu i LZHK-së vlerëson heqjen e furgonëve duke thënë se gjendja deri tani ka qenë në anarki.

“Nuk mund t’ia lejojmë vetes që një vend 3 milionësh të vritemi 400-500 vetë në vit nëpër rrugët e Shqipërisë. Është një dëm shumë i madh nga ana socialo-ekonomike për të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lejojmë që t’i mbingarkojmë qytetet tona me një trafik të panevojshëm, kur kemi mundësinë të bëjmë trafiqe e transporte edhe më të thjeshta, më të lira dhe më eficente, të cilat do t’i shërbenin edhe ekologjisë. Unë them që beteja për të vënë rregull është pozitive, rezultatet mundet që s’janë të tilla”, thotë ai në një intervistë për “Mapo-n”.

Gjatë kësaj interviste ai flet edhe për ristrukturimin e opozitës, duke thënë se ajo duhet të mos shohë nga e kaluara. “Detyra e opozitës është që të riformatojë qendrën e djathtë shqiptare, me ide me termat e vitit 2015. Nëse do rikthehemi mbrapsht në lavditë e shkuara, te glorifikimi i  personazheve, te historitë e trimëritë e personazheve që janë bërë këtu, unë them që është një gabim i madh.”

 

http://mapo.al/2014/03/08/dashamir-shehi-opozita-te-mos-humb...

 

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.