Gara presidenciale në SHBA, si fitohen votat në epokën dixhitale

Edhe pse duhen edhe dy vjet deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, motorët e makinave elektorale demokratike dhe republikane janë ndezur tashmë: përveç kërkimit të kandidatëve të mundshëm – për demokratët tani në krye është Hillary Clinton, republikanët janë ende të ndarë – misioni më urgjent i të dy palëve është të kuptojë paraprakisht se cila do të jetë, në vitin 2016, strategjia më efikase në internet për të mbërritur tek zemrat e zgjedhësve.
Është një prej zbulimeve të shumtë që përmban libri i detajuar mbi shfaqjen politike më tërheqëse të botës, “Leksioni I Obamës”, i Stefano Luçhinit, asistent në Kongresin e Uashingtonit dhe tani drejtor i marrëdhënieve me jashtë në Eni, dhe i ekspertit të politikës së jashtme, Raffaelli Matarazzo.
Në zgjedhjet e vitit 2012, një njohuri më e madhe e ndërthurjes mes internetit dhe elektoratit rezultoi thelbësore për mandatin e dytë të Obamës. Autorët demonstrojnë se dy fitoret e tij kanë një rrjedhë të ndryshme, dhe dallimin e ka bërë pikërisht teknologjia. Në vitin 2008, McCaini u dorëzua përpara avancimit të një personi, të ëndrrave të tij dhe të një shprese. Katër vjet më vonë, Mitt Romneyn e mundi “makina”. Domethënë strategjia dhe organizimi që ka ditur të përdorë më mirë internetin, duke arritur të kthejnë “minorancat” e ndryshme që kishin zgjedhur Obamën në vitin 2008 (aziatikë, latinë, gratë beqare, nën 30 vjeç, dhe familjet me të ardhura më pak se 30 mijë dollarë) në një shumicë heterogjene.
Përdorimi inteligjent i internetit nga ana e demokratëve ka bërë spote “sipas masës” për pothuajse çdo zgjedhës të vetëm, sondazhe në gjendje të përcaktojnë humorin e një lagjeje, siç shkruhet në hyrjen e librit. Dhe kështu, motoja e Obamës “Mes njerëzve, si ti” kishte vërtetë një kuptim, sepse kishte mbërritur pranë zgjedhësve duke i dedikuar më së miri burimet e tij, për mbledhjen e të dhënave personale dhe menaxhimin e tyre të centralizuar (Romney ua kish besuar kompanive jashtë fushatës së tij). Kështu u hodhën themelet për një urë me zgjedhësit, e përforcuar më tej nga puna kapilare e vullnetarëve. Fitorja e dytë e Obamës është frut i simpatisë së gjeneruar në rrjetet socialë.
http://bota.al/2014/03/tekno-politika-si-fitohen-votat-ne-ep...
S.S
Add new comment