Arkiv-Lajme

Perandoritë e rrjetit, ja si ndahet bota mes kompanive

Postuar në 05 Mars, 2014 09:23

Jo vetëm “Facebook” e “Google” e ndajnë mes tyre botën.  Harta tregon sajtet më të vizituara nga çdo vend. Dhe zbulimi është interesant. Në vend të parë janë “Google” e “Facebook”. Të dhënat e elaboruara nga “Alexa” deri me 12 gusht të 2013 nga 1996, flasin qartë.

Çështja “Radika” drejt Parlamentit Europian?

Postuar në 05 Mars, 2014 08:53

“Express” zbardh sot një kërkesë të një shqiptari me banim në Itali, Emir Alili, i cili pretendon se e ka çuar çështjen e lumit Radika deri në Parlamentin Europian. Alili është me origjinë nga Reka dhe ka bërë një kërkesë që synon të ndalojë devijimin e lumit Radika. “Express” madje e citon shqiptarin Alili i cili shprehet se: “Nëse eventualisht PE-ja pas analizës së lutjes sime vendos që ta vazhdojë këtë peticion atëherë na hapen rrugët për mënyra tjera për ta mbrojtur lumin Radika.

Shënim: A janë rritur zhdoganimet?

Postuar në 05 Mars, 2014 08:47

Çdo muaj, drejtorja e doganave Spiropali raporton tejkalime me aq përqindje dhe kaq përqindje të të ardhurave të grumbulluara në sistemin e doganave. Ndërsa sot deputeti demokrat Mima i sfidoi shifrat e Spiropalit, duke pretenduar se të ardhurat duhej të kishin qenë më të mëdha pas 1 janarit, meqënëse janë rritur akcizat, taksa e karburanteve etj.

Maqedonia në zgjedhje të parakohshme më 27 prill. Në një ditë me raundin e dytë të zgjedhjes për President

Postuar në 05 Mars, 2014 08:38

Maqedonia do të kalojë në zgjedhje të parakohshme të cilat do të zhvillohen në 27 prill. Nismën për mbajtjen e tyre e mori partia shqiptare e koalicionit qeveritar Bashkimi Demokratik për Integrim, nismë e cila mori 117 vota në parlament dhe asnjë kundër. Shkak u bë mosarritja e konsensusit për një figurë të përbashkët për President, të cilën e kundërshtoi VMRO-DPMNE. Kështu zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 27 prill bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

s.z

Falen gjobat e vëna ndaj biznesit në periudhë zgjedhore

Postuar në 05 Mars, 2014 07:41

Qeveria ka marrë sot një vendim të rëndësishëm përmes të cilit gjobat e vëna ndaj binzesit në periudhën zgjedhore do të falen. Ka Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj që ka sqaruar psenë e këtij vendimi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes.  “Është abuzuar shumë me gjobat. Kjo ska për t’u përsëritur më. Koha kur qeveria kishte si zë të tretë të të ardhurave gjobat nuk ka për t’u përsëritur më”, tha ai. Sipas ministrit gjobat u përdorën si intrument politik, apo qoftë edhe për të mbushur arkat e boishatisura si pasojë e keqmenaxhimit.

2 milionë euro për të shpëtuar Pompein

Postuar në 05 Mars, 2014 07:21

Italia do të lëvrojë 2 milionë euro për të shpëtuar Pompein. Përmbytjet e fundit sollën shkatërrim të mureve dhe strukturave të ndryshme, si Tempulli i Venusit. Pompei,  është një nga sitet arkeologjike më të çmuara në botë, pasuri boëtrore, me 2.5 milionë turistë në vit. E megjithatë, degradimi i tij dhe mirëmbajtja përherë kanë qenë problem. Me përmbytjen e tanishme, duket se Roma zyrtare është detyruar të hapë qesen, megjithëse me një shumë që nuk është dhe aq e konsiderueshme.

s.z  

Ndërpritet raportimi i kreut të SHISH-it në Komisionin e Sigurisë. Shkak, certifkikata e sigurisë

Postuar në 05 Mars, 2014 06:37

Raportimi i parashikuar i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë është ndërprerë vetëm gjysmë ore pasi mbledhja ka nisur. "Shqiptarja.com" citon burime nga komisioni sipas të cilave "as Ajazi dhe as personat që e shoqëronin nuk kanë patur me vete certifikatën e sigurisë, e cila lëshohet nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar". Kurse sipas deputetit socialist Balla "Ajazi ishte pa certifikatë të vlefshme sigurie". Një situatë pra ende pa nje version te qartë.

Ndarja territoriale-administrative, OMONIA del me kërkesa konkrete

Postuar në 05 Mars, 2014 06:16

Një “problem” i ri i shtohet çështjes së reformës territoriale dhe administrative. Përveç kundërshtimit të opozitës për të marrë pjesë në komisionin përkatës dhe pretendimit të saj se pas nismës së mazhorancës fshihen qëllime elektorale, tashmë është një përfaqësues i  minoritetit ai që ngre shqetësime të një natyre tjetër.

Dialog SHBA-Rusi për Ukrainën. Në terren tensioni mbetet shumë i lartë

Postuar në 05 Mars, 2014 05:22

Kriza ukrainase ka fituar një moment paqeje që mund të thuhet se qëndron mbi një taban të ndezur. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se sot nisën bisedimet mes ministrit të Jashëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Paris. Ministri I Jashtëm Andrii Olefirov ka bërë të ditur se e ardhmja e Ukrainës dhe e të gjithë rajonit, vendoset në këto bisedime. E vërteta është se ato zhvillohen në një kontekst thuajse shpërthyes dhe të mbingarkuar.

Adem Demaçi: Pa UÇK-në e pa Jasharajt do të ishim ende nën Serbinë

Postuar në 05 Mars, 2014 04:44

Adem Demaçi ka dhënë një intervistë për ‘Epokën e Re’, dhe mesazhet që ka dhënë aty bëjnë që ta ketë hak titullin rapsodiko-patriotik ‘veprimtar i çështjes kombëtare’ që atij ia japin pa kursim të gjitha gazetat e Kosovës, tek-tuk edhe të Shqipërisë, sa herë që flitet për të. Dhe në këtë intervistë i ka bërë jehonë 16 vjetorit të themelimit të UÇK-së dhe familjes Jashari.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme