Falen gjobat e vëna ndaj biznesit në periudhë zgjedhore

Postuar në 05 Mars, 2014 07:41

Qeveria ka marrë sot një vendim të rëndësishëm përmes të cilit gjobat e vëna ndaj binzesit në periudhën zgjedhore do të falen. Ka Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj që ka sqaruar psenë e këtij vendimi menjëherë pas përfundimit të mbledhjes.  “Është abuzuar shumë me gjobat. Kjo ska për t’u përsëritur më. Koha kur qeveria kishte si zë të tretë të të ardhurave gjobat nuk ka për t’u përsëritur më”, tha ai. Sipas ministrit gjobat u përdorën si intrument politik, apo qoftë edhe për të mbushur arkat e boishatisura si pasojë e keqmenaxhimit. Ministri nuk ka dhënë një shifër konkrete, ndonëse vendimi është lehtësues për bizneset në vend.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.