Probleme në marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë. “Express” flet për barrikadë nga Shqipëria

Gazeta “Express” në Kosovë shkrtuan sot për marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gazeta i referohet një interviste të Safet Gërxhaliut, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, dhënë për “Kosovapress”, sipas të cilit raportet tregtare mes dy vendeve “janë brengosëse”. Sipas tij, për Kosovën, sitiata ngarkohet edhe nga fakti se këtë vit parashikohen zgjedhje në Serbi, Maqedoni, por edhe në KE, procese këto, që sipas ndikojnë në klimën e marrëdhënieve tregtare. Kur vjen puna për raportet me Shqipërinë, “Express” shkruan se “Pasi Kosova ka rikthyer taksën për mallrat që Hyjnë nga shteti fqinj, Shqipëria ka barrikaduar produktet “Made in Kosova”. Një situatë e cila ka vite që përsëritet, e për të cilën ende asgjë nuk është bërë për ta zgjidhur.
Më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/shqiperia-barrikadon-produktet-made-in-kosova-1667/
s.z
Add new comment