Ndërpritet raportimi i kreut të SHISH-it në Komisionin e Sigurisë. Shkak, certifkikata e sigurisë

Raportimi i parashikuar i kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi në Komisionin Parlamentar të Sigurisë është ndërprerë vetëm gjysmë ore pasi mbledhja ka nisur. "Shqiptarja.com" citon burime nga komisioni sipas të cilave "as Ajazi dhe as personat që e shoqëronin nuk kanë patur me vete certifikatën e sigurisë, e cila lëshohet nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar". Kurse sipas deputetit socialist Balla "Ajazi ishte pa certifikatë të vlefshme sigurie". Një situatë pra ende pa nje version te qartë. Ky dokument është kërkuar nga kryetari i komisionit Spartak Braho, pasi ligji parashikon që personat që e disponojnë dokumentin kanë të drejtë të njihen, administrojnë dhe tranferojnë informacionin e klasifikuar. Shumica e deputetëve të pranishëm e kanë patur certifikatën, por sipas gjasave Ajazi me personat e stafit të vet pretendohet se ose nuk e kanë patur, ose dokumenti që kanë prezantuar ka qenë i pavlefshëm. Për këtë arsye Braho ka ndërprerë mbledhjen e cila ka shumë rëndësi pasi kreu i SHISH thirret në komision për t’u përgjigjur mbi një shkresë të publikuar në media, ku rezulton një urdhër i tij për SHISH që të përgjojë zyrtarë të Policisë së Shtetit apo edhe persona të politikës. Kjo është çështje që mbetet ende e pasqaruar.
s.z
Comments
Sipas deputetit socialist

Sipas deputetit socialist Balla "Ajazi ishte pa certifikatë të vlefshme sigurie"?!

Po mire o S.Z. e paska thene edhe do ta gdhendim ne granit?!

Si mund te jete pa certifikate sigurie shefi i agjensise te sigurise ne kete shtet?! Kaq nuk e ben si pyetje?!

Kete marifetin e "certifikates se sigurise" e perdori (edhe mire ua beri) shefi i meparshem i ShISh kur e thirri komisioni i famshem "per hetimin e grushtit te shtetit", por atehere ishte shefi i ShISh qe u thoshte deputeteve "ju nuk keni certifikata sigurie!" edhe u ngrit e iku!!

Tani po bejne lojen ne krah te kundert! Duan ti thyejne hundet Vishos edhe kaq!!

Po mire bejne se ne Shqiperi nuk ka (se nuk duan qe te kene!) burokrate dhe teknokrate qe nuk e "shave" fare per politikanet!!

Njerez qe nuk jane puthadoret e politikaneve te rradhes, por sherbetore te interesave te Kombit dhe Shtetit!!

Ne nuk jemi Franca!!!

Add new comment