Çështja “Radika” drejt Parlamentit Europian?

“Express” zbardh sot një kërkesë të një shqiptari me banim në Itali, Emir Alili, i cili pretendon se e ka çuar çështjen e lumit Radika deri në Parlamentin Europian. Alili është me origjinë nga Reka dhe ka bërë një kërkesë që synon të ndalojë devijimin e lumit Radika. “Express” madje e citon shqiptarin Alili i cili shprehet se: “Nëse eventualisht PE-ja pas analizës së lutjes sime vendos që ta vazhdojë këtë peticion atëherë na hapen rrugët për mënyra tjera për ta mbrojtur lumin Radika. Çështja parësore e imja në këtë shkresë ka të bëjë me atë se sa Maqedonia i thyen ligjet e natyrës dhe njerëzimit kur është në pyetje devijimi i lumenjve. Në këtë rast Parlamenti Europian duhet të votojë dhe të bëjë analizë informacioni sa i përket shtetit tonë në lidhje me këtë problem dhe nëse e shikojnë problemin me kujdes, peticioni im do të marrë dritë jeshile”. Nuk dihet nëse kërkesa në fjalë do të merret në shqyrtim, por gjithsesi duhet thënë se në thelb ajo dëshmon për mosbesim të madh ndaj institucioneve shqiptare dhe maqedonase në këtë çështje. Aq sa, pavarësisht garancive të dhëna se nuk ka një nismë konkrete, sërish qytetarët e zonës po bëjnë demarshe në mënyrë të njëanshme.
https://www.gazetaexpress.com/lajme/devijimi-i-lumit-radika-edhe-ne-parlamentin-europian-1734/
s.z
Add new comment