Maqedonia në zgjedhje të parakohshme më 27 prill. Në një ditë me raundin e dytë të zgjedhjes për President

Maqedonia do të kalojë në zgjedhje të parakohshme të cilat do të zhvillohen në 27 prill. Nismën për mbajtjen e tyre e mori partia shqiptare e koalicionit qeveritar Bashkimi Demokratik për Integrim, nismë e cila mori 117 vota në parlament dhe asnjë kundër. Shkak u bë mosarritja e konsensusit për një figurë të përbashkët për President, të cilën e kundërshtoi VMRO-DPMNE. Kështu zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 27 prill bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
s.z
Add new comment