Presidenti i Turqisë kundërshton Erdogan për bllokimin e Facebook dhe YouTube

Presidenti i Turqisë Abdullah Gul, ka përjashtuar çdo ndalim për përdorimin e Facebook dhe YouTube. Ky reagim vjen menjëherë pasi kryeministri Tajip Erdogan tha se këto site do të mbyllen në të gjithë vendin për të frenuar armiqtë e tij anonimë për të regjistruar dhe hedhur video fyese dhe të pavërteta ku ai shfaqet si i korruptuar. Në një regjistrim më të fundit në YouTube, Erdogan është dëgjuar duke bërtitur si një pronar gazete në një lidhje telefonike për një artikull rreth tij duke sugjeruar që gazetari të hiqej nga puna dhe duke ndikuar mbi lirinë e medias nëpërmjet kërcënimeve. Erdogan i hodhi poshtë të gjitha akuzat për korrupsion. Presidenti Abdullah Gul tha se liria e shprehjes është një vlerë e rëndësishme dhe mbështetet në reformat e qeverisë. “Mbyllja e faqeve të mediave sociale është jashtë diksutimit”, ka thënë Presidenti Gul në faqen e tij Facebook. “Ne jemi gjithmonë krenarë për reformat që kemi bërë në lidhje me zgjerimin e lirive”, ka theksuar Gul, i cili është kritikuar nga turqit për bindjet liberale gjatë vitit të kaluar. S.S
http://www.reuters.com/article/2014/03/07/us-turkey-erdogan-idUSBREA2609...
Comments
LIRI TURQISH
<p>LIRI TURQISH</p>
Add new comment