Lejet minerare futen në sitën e auditimit; dhe 121 prej tyre rezultojnë me shkelje ligjore

Postuar në 07 Mars, 2014 05:36

Ministria e Energjitikës ka futur në një sitë auditimi të gjitha kompanitë që kanë marrë leje të shfrytëzimit të pasurive minerare, dhe nga ky kontroll ka arritur në përfundimin se në 121 raste nuk janë respektuar kushtet e kontratës së lidhur. Në njoftimin që ka dalë nga kjo ministri thuhet se 121 lejet minerare në fjalë përbëjnë vetëm 16% të totalit të lejeve të lëshuara. I bie që që të jenë lëshuar mbi 700 leje.

Disa prej këtyre subjekteve u ka përfunduar afati fillestar i lejes minerare dhe nuk kanë bërë në kohë kërkesë për zgjatjen e tij. Një pjesë tjetër e subjekteve rezultojnë të zhvillojnë aktivitet të rregullt minerar por nuk janë korrekt me pagesat e garancive për zhvillimin e këtij aktiviteti. Dhe te një tjetër kategori subjektesh janë konstatuar se zhvillojnë aktivitet minerar në zona të mbrojtura mjedisore dhe që u ka mbaruar afati fillestar i lejes. Këto subjekte, megjithëse kanë kërkuar zgjatjen e afatit të lejes, kjo nuk u është pranuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, pasi në zonën e licencuar nuk lejohet aktiviteti minerar.

Ministria ka vendosur që t’ua heqë lejen minerare të 121 kompanive. Ndërsa disa të tjeërave u ka vënë gjoba të ndryshme.

 

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.