Krijimi i Forcës së Armatosur të Kosovës, Serbia kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit

Postuar në 06 Mars, 2014 06:49

Serbia pritet të kërkojë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi Kosova vendosi të krijojë frocën e vet të armatosur. Ministri pa portofol, Aleksandër Vulin, i ngarkaur me çështjen e Kosovës, deklaroi në një konferencë për shtyp se akti i fundit i Prishtinës zyrtare bie ndesh me marrëveshjen rregulluese të OKB-së, pra rezolutën nr. 1244. “Kjo është e papranueshme dhe në kundërshtim me rezolutën nr.1244 e cila qartësisht sanksionon se nuk duhet të ketë asnjë ushtri në territorin e Kosovës”, tha Vulin. Ai ka ngritur çështjen e Veriut, duke tërhequr vëmendjen se forcat e armatosiura të Kosovës “nuk duhet të hyjnë në veri me asnjë lloj preteksti”. Kërkesa serbe vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar është i zënë me krizën ukrainase dhe me gjasë kërkon të imitojë qasjen ruse për veriun, ndoshta edhe vetëm për presion. Do të ishte megjihatë një akt që gjithsesi vështirë se mund të imponojë diçka, në kushtet e një Serbie që ka nisur proceset integruese me BE-në.

Më shumë në: http://tanjug.rs/news/120120/serbian-govt-calls-for-urgent-u...

s.z  

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çdo shtet ka të drejtë të ketë forcën e tijë ushtarake veçse kjo forcë të mos ushtrohet kudër fqinjëve dhe të mos kthehet kurë në një forcë pushtuse</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.