Sot dialogu Shqipëri-BE. Fule në Tiranë, takon Ramën dhe Bushatin. Opozita përfaqësohet me ish-ministren Majlinda Bregu

Komisionieri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Stefan Fule ka nisur sot vizitën e tij në Tiranë, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes BE-së dhe Shqipërisë. Ai është takuar me kryeministrin Edi Rama në një takim që ka zgjatur 50 minuta. Në takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ndërkohë tryeza e dialogut pritet të nisë dhe parashikohet të një konferencë e përbashkët për shtyp me kryeministrin. Axhenda parashikon të marrë në shqyrtim ecurinë e deritanishme për 5 prioritetet e vëna nga BE. Nga opozita në tryezë do të marrë pjesë ish-ministra e Integrimit Majlinda Bregu, pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha ndodhen në Dublin. Duhet kujtuar se para pak ditësh, Berisha e përkufizoi Fulen si serbofil dhe e akuzoi se 3 ligjet e famshme, ishin një kurth i tij për Shqipërinë.
s.z
Add new comment