Nënshetësia e dyfishtë e Visho Ajazit, “Shqip” zbardh betimin për besnikëri ndaj Mbretëreshës Elizabetë

Dje mediat përcollën lajmin për ndërprerjen e seancës së raportimit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror për shkak të skadimit të certifikatës së sigurisë. Sot gazeta “Shqip” ka përcjellë një intepretim mbi përplasjen që sjell në ushtrimin e detyrës pasja e dy shtetësive nga ana e kreut të SHISH, Visho Ajazi. Me këtë rast, “Shqip” jep edhe betimin që ka bërë Ajazi me rastin e marrjes së nënshtetësisë kanadeze. “Betohem (ose pohoj) se unë do të jem përkrahës dhe do t’i tregoj besnikërinë e vërtetë Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabetë II, Mbretëresha e Kanadasë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve të saj, dhe se unë me besnikëri do të respektoj ligjet e Kanadasë dhe do të përmbush detyrat e mia si qytetar kanadez”, është betimi sipas gazetës. Është një akt që e vendos kreun e SHISH para një paradoksi në zbatimin e detyrës aktuale, kuptohet për rrethana të caktuara. Nuk është e qartë nëse ky moment mund të shërbejë si shkak ligjor për të vënë në dyshim qenien e tij në detyrë.
Më shumë në: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/06/kreu-shish-nen-betim-per-besnikeri-ndaj-kanadase-dhe-shqiperise/
s.z
Comments
E para qe desha te vija ne

E para qe desha te vija ne dukje eshte fakti qe Shqiperia e lejon dyshtetesine, sikurse edhe Kanadaja. E dyta, te shprehesh besnikerine ndaj Mbretereshes se Anglise (sikurse e kerkon betimi per te marre shtetesine Kanadeze) nuk do me thene detyrimisht se duhet te demtosh Shqiperine ne ndonje fare menyre, ose anasjelltas, qe besnikeria ndaj Shqiperise shprehet duke demtuar Kanadane. Ky problem ka dy zgjidhje te mundshme: 1. Shqiperia le te mos lejoje dyshtetesine (ka shume shtete qe nuk e lejojne). Kjo behet ose me ndryshimin perkates ne Kushtetute, ose me nje ligj special (te shikoni pastaj sa shqiptare do te lene shtetsine shqiptare, per te mbajtur ate qe kane fituar). 2. Shqiperia le te nxjerre nje ligj ku te specifikohen detyrat shteterore, per te cilat nuk lejohet dyshtetesia. Nje ilustrim per nje rast edhe me te forte se ky mund te merret kufizimi per t'u bere President i SHBA, ku jo vetem qe duhet te jesh vetem nenshtetas amerikan, por duhet edhe te kesh lindur ne SHBA, qe te kesh te drejten te zgjidhesh.

Ne kete kuptim Z. Ajazi i bini me qafe kot, perderisa nuk ka ndonje ligj qe e ndalon dyshtetesine, dhe perderisa nuk ka nje ligj qe percakton detyra te posacme qe nuk mund te mbahen nga persona me shtetesi te huaj, ose EDHE me shtetesi tjeter, vec asaj shqiptare.

Ato perrallat me pensione e shuma te deklaruara qe ka humbur kaq e ka fituar kaq (per hollesi shif shqipin tek linku i shkrimit), jane thjesht thashetheme qe pervec te tjerave cenojne edhe privatesine e ketij zotnise. Shqiperia do te behet shtet serioz kur problemet t'i zgjidhi me ligje, jo me thashetheme gazetash.

Plaku Xhuxhumaku, Ne fakt

Plaku Xhuxhumaku,

Ne fakt duket nje problem i stisur sepse nese i hyhet ceshtjes se dyshtetesise dhe besnikerise ndaj shtetit duhet te rishikohen pozicionet e shume deputeteve e politikaneve e larg qofte rrezikojme te kemi firo te medha. Zot na ruajt se mund te na dalin nostalgjike te qofte largut me nenshtetesi te shtetit embleme te imperializmit nderkombetar.

Add new comment