Ndeshja Kosovë-Haiti: Kosovarët zbulojnë dashurinë e tyre për flamurin shtetëror?

Nuk kemi ide se ç’hapësirë ka zënë në faqet e shtypit (print) lajmi mbi ndeshjen e djeshme mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Haitit, por në sitet e agjencitë kosovare online të lajmeve lajmi ka kaluar pa ndonjë vëmendje të madhe.Dikush ka qenë me idenë se kjo ishte një ndeshje që shënon fillimin e një historie, por mediat nuk kanë ecur në këtë linjë. Në të njëjtën ditë, disa futbollistë kosovarë qëndruan në Shqipëri për të luajtur miqësoren Shqipëri-Maltë. Madje, Lorik Cana nuk e ka parë me sy të mirë “braktisjen” që ndoca syresh i kanë bërë kombëtares kuqezi.
Interesi sportiv në Kosovë, sidomos në shkallët e stadiumit ‘Adem Jashari’ (a nuk do ishte mirë që stadiumi të pagëzohej me emra që kanë të bëjnë me sportin?), ka qenë i madh, megjithatë. Madje, Armand Shkullaku ka qenë i mendimit se dje është demonstruar për herë të parë me një farë krenarie identiteti kosovar, gjë që është dukur tek flamujt e shumtë shtetërorë që mbanin tifozët në duar. Veç tek-tuk, gjithnjë sipas Shkullakut që është ndjekës i mirë i jetës kosovare, dukej ndonjë flamur kuqezi.
Re.Pu.
Comments
d.m th ju mezi po prisni qe
<p>d.m th ju mezi po prisni qe perpjekja serbo-matoshiste-sorrosiste per kombin artificial kosovar te jape frute??</p><p>duket qarte linja juaj(dhe jo vetem) antikombetariste qe kur perpiqeshit te gjenit dallime te medhaja midis kosoves e shqiperise,qe kur sulmonit gjuhen kombetare me greko-latinizma ,qe kur promovonit identitetet krahinore ne dem te atij kombetar. ju e doni shqiperine si bonja me qellim qe te shikoni te zbatuara ne praktike idete e deshtuara te shumekulturalizmit. nderkohe qe bota vazhdon te rikonfigurohet sipas modelit shtet-komb. rasti i fundit eshte ukraina.</p>
Add new comment