Për vitin 2013, 120 000 mjete të pasiguruara. AMF: Ndikim negativ, liberalizimi i tregut të sigurimeve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar raportin vjetor, në të cilin rezulton se 26% e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri, ose 120 000 prej tyre, janë të pasiguruara. Gazeta “Mapo” shkruan se duke parë këtë situatë, do të duhej që tregu i sigurimeve të njihte rritje, por në Shqipëri po dëshmohet e kundërta. Si arsye këtë çrregullim jepet ndryshimi i çmimit të sigurimit, i cili siç shkruan “Mapo” ka lëvizur për një muaj nga 45 mijë lekë në 120 mijë lekë. Po ashtu, AMF-ja ka përgatitur një projekt bashkë me Bankën Botërore për liberalizimin e tregut të sigurimeve, duke vendosur si kriter riskun dhe duke hequr tarifat fikse. Por siç thekson vetë autoriteti, ndërhyrja në këtë moment nga ekzekutivi për të liberalizuar tregun, kanë çuar në këtë gjendje.
s.z
Add new comment