Arkiv-Lajme

Itali, sekuestrohen 18 ton hashash. PD: Droga nga policët e Tahirit

Postuar në 01 Mars, 2014 06:32

Rreth 18 ton hashash e transportuar me 2 peshkarexha sekuestrohet nga njësitë aero-detare të Guardia di Finanza 22 milje nga Pantelleria, Itali. Si pasojë janë arrestuar 25 anëtarët e ekuipazhit. Sipas mediave italiane dy peshkarexhat janë identifikuar teksa lundronin në ujërat e Mesdheut perëndimor. Ato u mbajtën nën vëzhgim gjatë gjithë kohës derisa kanë arritur pranë brigjeve tokësore dhe janë ndaluar nga Guardia di Finanza. Droga ishte e paketuar në 700 thasë.

Rëndohet situata e gripit, në 24 orë 10 raste të reja

Postuar në 01 Mars, 2014 06:14

Në 24 orët e fundit është rritur me 10 raste të reja të prekurit nga virusi AH1 ose gripi i derrit. Ky njoftim vjen nga komunikim që Ministria e Shëndetësisë ka bërë për mediat. Gjithsej numri i personave të prekur nga gripi i derrit në vendin tonë shkon 36 persona.  Nga virusi AH3 ose gripi amerikan gjithsej janë 36 të prekur. Ministria e Shëndetësisë informon se në total 476 mostra të dyshuara për grip janë dërguar në laboratorët e Institutit të Shëndetit publik, nga të cilët 72 prej tyre kanë rezultuar se janë mbartëse të virusit të gripit.

Presidenti Nishani lë në burg Nazime Vishën

Postuar në 01 Mars, 2014 04:06

Refuzohet falja për Nazime Vishën nga Presidenti Nishani. 19 vjeçarja u dënua me 10 vite burg për akuzën “Vrasje me Paramendim”. Ministria e Drejtesisë dhe Presidenca kanë konfirmuar lajmin për mediat. Kërkesa e përcjellë nga Ministria e Drejtësisë  drejt Presidentit Bujar Nishani, për faljen e dënimit të Nazime Vishës ka marrë përgjigje negative, me argumentin se dokumentacioni i të dënuarës nuk ishte i plotë. Kërkesa e Nazime Vishës mbërriti dy herë te Presidenti i Republikës. Fillimisht kjo kërkesë u dërgua në 24 dhjetor 2013.

Vlorë, 14 vjeçari qëllohet me armë gjahu nga shoku i tij

Postuar në 01 Mars, 2014 03:29

Minoreni qëllon me armën e gjahut shokun e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës gjatë natës së kaluar. Endrit Malaj 14 vjeç nga Selenica e Vlorës ka mbetur viktimë, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin për autor të ngjarjes Fatmir Ademajn. Nga policia e qytetit të Vlorës dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht mes minorenëve. Dy të rinjtë po luanin me armën e gjahut brenda në banesë, kur ajo është shkrehur papritur duke shkaktuar vdekjen e menjeherëshme të 14 vjeçarit nga Selenica. Policia e qytetit bregdetar po vazhdon hetimet e mëtjeshme për zbardhjen e ngjarjes.

Kurti: Integrimi në BE s'duhet të zëvendësojë bashkimin kombëtar

Postuar në 28 Shkurt, 2014 15:40

Në një intervistë për gazetën “Illyria”, Albin Kurti flet për mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Lideri i Vetëvendosjes shprehet se, nuk mjaftojnë vetëm takimet por thelbi qëndron tek “puna e përbashkët” dhe zbatimi i marrëveshjeve dhe të mos mbetet “vetëm akti ceremonial i nënshkrimit të tyre”. Kurti nga ana tjetër thekson se, integrimi në BE nuk duhet të zëvendësoj bashkimin kombëtar shqiptar.

 

INTERVISTA

Mësuesja "shfrytëzon" 17-vjeçarin për të marrë hak ndaj tradhëtisë së bashkëshortit

Postuar në 28 Shkurt, 2014 15:03

Tabloidi britanik “Daily Mail” prej dy ditësh raporton për një lajm aspak të zakonshëm. Një 35-vjeçare me profesion mësuese në Skoci ka tradhtuar bashkëshortin e saj me një 17-vjeçar në shenjë hakmarrjeje. Kjo pasi ajo mësoi për tradhtinë e bashkëshortit të saj.Bernadette Smith ka pranuar gjithçka para gjykatës duke treguar se si e ka joshur të riun.

Janukoviç: Rusia s'mund të injorojë atë çfarë po ndodh në një partner të madh si Ukraina

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:49

Presidenti i shkarkuar i Ukrainës, Viktor Janukoviç nga Rusia ka dalë për herë të parë në publik që pas largimit nga Kievi. Janukoviç u shpreh i vendosur se do të luftojë për vendin e tij dhe akuzoi ata që e rrëzuan nga pushtetit banditë të rinj neo-fashistë, të cilët përfaqësojnë vetëm një minoritet në Ukrainë. “Njerëzit e armatosur duhet të largohen. Ne duhet të ofrojmë jetë normale për të gjithë ukrainasit, duhet të kemi parasysh interesin e të gjithë ukrainasve dhe sot vendi po drejtohet nga një pakicë fashistësh që nuk përfaqësojnë askënd.

Atentatorët ngatërrojnë shënjestër, shpëton 42-vjeçarja (Shpërthim tjetër në Burrel)

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:39

Nëse para katër muajve, ishim mësuar çdo ditë me lajme për aksidente fatale, këto të fundit tashmë janë zëvendësuar me C4. Shpërthimet me lëndë eksplozive të telekomanduar po ndodhin çdo ditë dhe kjo tashmë është kthyer në një rrugë ekzekutimi.Sot në mbrëmje kanë ndodhur dy shpërthime, një në Fushë-Krujë dhe një tjetër në Burrel.Në Fushë-Krujë, Këtë herë tritoli ishte vendosur në makinën e një shtetaseje, por për fat të mirë nga shpërthimi është dëmtuar vetëm automjeti.Dyshohet se automjetit, tip “Fiat Punto” i është vënë lëndë plasëse, pasi shpërthimi ka qenë i fuqishëm.

Aprovohet kredia e butë e FMN-së për Shqipërinë për 457 milion dollarë

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:14

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi sot marrëveshjen trevjeçare të bashkëpunimit me Shqipërinë, e cila shoqërohet me një kredi të butë prej 457 milion dollarësh. Nga kjo kredi, do të disbursohen menjëherë 36 milion dollarë, të cilat do të shkojnë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, të akumuluara në qeverisjen e mëparshme.

Krasniqi e Limaj themelojnë partinë e re, Matoshi e cilëson si betejë për “njeriun e dytë”

Postuar në 28 Shkurt, 2014 13:00

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, dy ish-eksponentë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë zyrtarizuar subjektin e tyre politik të emërtuar “Nisma Për Kosovën”. Ata kanë zgjedhur dy këshillat në ditën e saj të parë. Këshillin Kombëtar dhe Këshillin Drejtues.  Kryetar i Këshillit Drejtues të Partisë u zgjodh Fatmir Limaj ndërsa Jakup Krasniqi u zgjodh kryetar i Këshillit Kombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme