Mësuesja "shfrytëzon" 17-vjeçarin për të marrë hak ndaj tradhëtisë së bashkëshortit

Postuar në 28 Shkurt, 2014 15:03

Tabloidi britanik “Daily Mail” prej dy ditësh raporton për një lajm aspak të zakonshëm. Një 35-vjeçare me profesion mësuese në Skoci ka tradhtuar bashkëshortin e saj me një 17-vjeçar në shenjë hakmarrjeje. Kjo pasi ajo mësoi për tradhtinë e bashkëshortit të saj.Bernadette Smith ka pranuar gjithçka para gjykatës duke treguar se si e ka joshur të riun. Por Gary, tani 17 vjeç, tha se ka pasur lidhje me mësuesen e tij për tre vite rresht dhe ajo ka nisur gjatë takimeve sekrete në shkollë. 35-vjeçarja i ka dërguar një SMS bashkëshortit ku i bën të ditur ndarjen dhe ka fikur telefonin për të kaluar natën me 17-vjeçarin. Ajo ka humbur punën dhe reputacionin e saj por i ka shpëtuar burgut. Ajo do të kryej punë në komunitet për 2 vjet.17-vjeçari nga ana e tij është shprehur para gjykatës: “Po mendoje se isha me fat. Shumë djem të tjerë fantazonin”. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.