Zgjedhjet në FSHF: Armand Duka President, asnjë votë kundër

Postuar në 28 Shkurt, 2014 11:50

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit rezultuan sërisht me fitoren e katërt radhazit të Armand Dukës si President i FSHF. Votimi ishte i hapur dhe unanim nga të gjithë delegatët. 64 delegatë morën pjesë në votime, nga 66 që janë gjithsej. Duka nuk mori asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Armand Duka pas falenderimeve të të gjithë delegatëve që e votuan premtoi edhe një herë se objektivi i tij në mandatin e katërt është eliminimi i trukimeve dhe ndërtimi i stadiumit të ri në 2017. “Jemi të vetëdijshëm që infrastruktura çalon, por edhe pse kjo është përgjegjësi e një sërë organesh ne do punojmë që në katër vitet e ardhshme. FSHF do të bashkëpunojë ngushtë me drejtuesit e pushtetit lokal dhe qendror për të rritur investimet në futboll dhe për të motivuar brezat e rinj që të bëhen pjesë e futbollit shqiptar. Objektivat e mi kryesor në këtë mandat do të jenë eliminimi i trukimeve dhe ndërtimi i stadiumit të ri deri në 2017” deklaroi Presidenti Duka. Ndërsa në Asamblenë e Përgjithshme u zgjodhën disa emra të rinj të Komitetit Ekzekutiv. Ata ishin Lufti Nuri, Bardhyl Minxhoni, Artan Hajdari, Arben Dervishaj, Edvin Libohova, Muhedin Targaj, Bardhyl Jera, Abdyl Kuriu dhe Vasil Bici. Nuk u rizgjodhën Bujar Kasmi, ish-zv/president i FSHF dhe Skënder Hyka. S.S

 

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Jete te gjate liderit te pamposhtur te FSHF,kryemafiozit Duka.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.