Arkiv-Lajme
Rama në linjën tranzit me Vjenën, udhëton me ‘economy class’
Kryeministri Edi Rama është fotografuar nga një pasagjer në avionin e linjës Vjenë-Tiranë, ku udhëtonte në mes të udhëtarëve e jo siç veprojnë zyrtarët e lartë. Fakti që ka zgjedhur të udhëtojë me çmim të ulët dhe jo me “bussines class” do të thotë që Rama ka vendosur që mos të bëjë shpenzime ekstra për luks, pavarësisht ftesave për vizita zyrtare që i bëhen si kryeministër i vendit.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton paketën fiskale. Ndryshime për taksat e banesave dhe pagesat për çerdhet dhe kopshtet
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhjen e sotme paketën fiskale. Pikë kryesore ka qenë taksa e biznesit të vogël e suprimuar nga qeveria, por siç u shpreh nënkryetari i Bashkisë Eno Bozdo, “pa u këshilluar me bashkinë e Tiranës. “si koncept juridik, taksa e biznesit të vogël është eliminuar fare dhe faktit që nga 1 janari i këtij viti, Bashkia e Tiranës nuk ka më të drejtë të mbledhë taksa në territorin e saj.
Drejt krijimit të ushtrisë së Kosovës. Çeku: “Vetëm katër vende të NATO-s kundërshtojnë”
Kalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie të mirëfilltë duket se do të ndodhë së afërmi. “Bota Sot” i referohet RTK-së e cila bën të ditur se NATO ka dhënë bekimin për këtë transformim që do të finalizonte tipologjinë e një shteti realisht sovran. Ndërkohë për këtë çështje RTK-ja ka marrë një intervistë Agim Çekun, ministri i FSK-së.
Radha e Menduh Thaçit? BDI bojkoton zgjedhjet e presidenciale. “Nuk ka konsensus”. Por është PDSH-ja që del me kandidat
Gazeta “Express” njofton se partia e Ali Ahmetit në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë zgjedhje të reja parlamentare si dhe do të bojkotojë zgjedhjet presidenciale. Kjo për shkak se VMRO-DPMNE, partneri i BDI-së në qeveri ka refuzuar që për president të gjendet një figurë konsensuale. Por siç ndodh zakonisht, në këtë nismë të BDI-së, Ahmeti duket se nuk i ka të gjithë shqiptarët me vete. Kështu PDSH-ja e Menduh Thaçit do të marrë pjesë në zgjedhje, madje me Iljaz Halimin si kandidat. Çka do të thotë se procesi në vetvete është i legjitimuar.
Ku është Yanukovich? Disa mendojnë se ka shkuar në malin e Shenjtë Atos
Mediat ukrainase po përhapin lajmin se ish-presidenti Yanukovich është vendosur në Malin e Atosit në Greqi. Këtë fakt e citon gazeta greke “Kathimerini”, sipas të cilës një ide që po qarkullon së fundmi është se ish-presidenti ka “fluturuar” drejt malit të shenjtë, çka nëse verifikohet si e vërtetë do të ishte jo pak ironike.
Qeveria “sqaron” deri në detaje detyrat dhe vlerësimin e nëpunësve të shtetit
Qeveria shqiptare ka marrë sot dy vendime që lidhen me nëpunësin civil. Vendimi i parë lidhet me “Vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë” dhe së dyti është vendimi për “Planin vjetor të pranimit në shërbimin civil”. Vendimi i parë është shumë i zgjeruar dhe parashikon sistemin e vlerësimit të rezultateve në punë përgjatë vitit. Sistemi i vlerësimit ka katër pika: Shumë mirë(1); mirë(2);kënaqshëm(3) dhe jokënaqshëm(4).
Vdes në moshën 66-vjeçare Paco de Lucia
Paco de Lucia, kitaristi legjendar spanjoll ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Ai konsiderohet si krijues i Flamencos së re, një artist që i dha flamnkos një “vibrim më modern”, siç thekson CNN. Ai ka bashkëpunuar me kitaristë të njohur si Eric Clapton, John McLaughlin etj..
Më poshtë një prej pjesëve më të arrira të tij: http://www.youtube.com/watch?v=2oyhlad64-s
s.z
Post-Yanukovich – Sinjale separatizmi nga rusët e Krimesë
Mediat ndërkombëtare njoftojnë për një situatë shumë delikate në Ukrainë, pak ditë pasi Presidenti Viktor Yanukovich u largua nga pushteti. Kështu sot, ndërkohë që Ministria e Brendshme ka bërë të ditur shpërbërjen e njësisë policore “Berkut” që konsiderohet përgjegjëse për vrasjet në Kiev, në Krime, e cila gëzon autonomi brenda Ukrainës, protestat kanë nisur duke vënë përballë përkrahësit e një Ukraine me Europën, kundrejt filorusëve. BBC-ja bën me dije se në Simferpol, Tatarët e Krimesë dhe ukrainasit janë bashkuar kundër rusëve etnikë që përbëjnë shumicën në gadishull.
Ditët e “pas-pushtetit” të Berishës ose ndryshe “njeriut të katit të 14-të”
E përditshmja “Koha Jonë” ofron sot një shkrim interesant për ish-kryeministrin Sali Berisha, që e cilëson ndryshe edhe si “njeriun e katit të 14-të” për shkak të vendit ku ka marrë zyrën e re, pas largimit nga postet drejtuese në shtet dhe në parti.
Analizohet jeta post-kryeministrore e tij, zyra e re në pallatin shumëkatësh pranë godinës së Radiotelevizionit Publik Shqiptar apo edhe detyra si deputet pas largimit nga kryesimi i PD. Autori i shkrimit “depërton” në mendjen e ish-kryeministrit duke analizuar nga aty realitetin politik ku Edi Rama ngjan me “Ali Pashën e rrethuar”…
Shpërthimi në Tiranë ishte me eksploziv. Objektiv i mundshëm biznesmeni Ceka
Shpërthimi i ditës së sotme në rrugën “Budi”, pranë Drejtorisë së Higjenës bëhet e ditur se është bërë me eksploziv. Ai është aktivizuar në momentin kur biznesmeni Armand Ceka, objektivi i mundshëm i shpërthimit, ka hapur derën e ndërteës dhe ka tentuar të hyjë brenda. Ai ka qenë bashkë me Julian Çelën dhe Artur Sharrën, punonjës të lokalit. Çela rrezikon të humbasë njërën kmëb, ndërsa Ceka ndodhet në gjendje të rëndë. Shpërthimi ka ndodhur në një rrugë me shumë qarkullim, në orët e paradites dhe ka shkaktuar dëme materiale brenda ndërtesës.
s.z