Qeveria “sqaron” deri në detaje detyrat dhe vlerësimin e nëpunësve të shtetit

Postuar në 26 Shkurt, 2014 09:43

Qeveria shqiptare ka marrë sot dy vendime që lidhen me nëpunësin civil. Vendimi i parë lidhet me “Vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë” dhe së dyti është vendimi për “Planin vjetor të pranimit në shërbimin civil”. Vendimi i parë është shumë i zgjeruar dhe parashikon sistemin e vlerësimit të rezultateve në punë përgjatë vitit. Sistemi i vlerësimit ka katër pika: Shumë mirë(1); mirë(2);kënaqshëm(3) dhe jokënaqshëm(4). Vendimi merr pamjen e një rregulloreje të vërtetë pasi kalon në hollësi që kanë të bëjnë edhe me plotësimin e formularëve vlerësues, për të cilët është parashikuar edhe ankimimi. Në fakt edhe ligji për nëpunësin civil, të cilit i referohet vendimi parashikon vlerësimin dhe përgjegjësit e tij, pr vendimi duket se ecën më tej, duke e holluar rrjetën e marrëdhënieve në punë në një kuadër që synon të mos lejojë më hapësira. Kështu proceduralisht performanca e nëpunësve sipas formularëve që parashikohen kalon në një mbikëqyrje që nënkupton rritje të përgjegjësisë. Vendimi vjen në një ditë me botimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Aktit Normativ të qeverisë që lidhet po me rekrutimin në administratën publike.

http://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.