Ku është Yanukovich? Disa mendojnë se ka shkuar në malin e Shenjtë Atos

Mediat ukrainase po përhapin lajmin se ish-presidenti Yanukovich është vendosur në Malin e Atosit në Greqi. Këtë fakt e citon gazeta greke “Kathimerini”, sipas të cilës një ide që po qarkullon së fundmi është se ish-presidenti ka “fluturuar” drejt malit të shenjtë, çka nëse verifikohet si e vërtetë do të ishte jo pak ironike. Së fundmi, ka patur zëra nga mediat ruse se Yanukovich është nxjerrë jashtë Ukrainës me ndihmën e CIA-s, me premtimin se ai do të tërhiqet nga politika, por zëra të tjerë shtuan se kjo tymnajë është përhapur nga rusët, që duan të mbulojnë mbrojtjen e ish-presidentit.
http://ekathimerini.com/4dcgi/_w_articles_wsite1_1_26/02/2014_537725
s.z
Add new comment