Arkiv-Lajme
Oketa e mohon: Nuk jam unë kreu i ri i SHISH. Topi gjithsesi nuk i kursen kritikat ndaj shërbimit
Ka ditë që qarkullon thashethemi se sekretari i përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, do të jetë shefi i ri i shërbimeve sekrete, sipas një marrëveshjeje PS-FRD pas takimit Rama-Topi. Por vetë Oketa e përgënjeshtroi këtë gjë në Ora Neës, duke thënë se këto janë spekullime mediatike, që për t’u bërë të besueshme “paketohen” edhe me detaje të rreme, si psh, lajmi se Oketa paska qenë për trajnim në sektorin e sigurisë, në Uashington a gjetiu.
Sportistët rusë kanë përdorur gazin e padiktueshëm ksenon për të shtuar performancën, thotë tv gjerman WDR
Televizioni gjerman Westdeutscher Rundfunk-WDR pretendon se ka gjetur mënyrën sesi atletët rusë kanë përmirësuar performancën e tyre pa u diktuar nga autoritetet sportive ndërkombëtare: Atletët janë akuzuar se kanë përdorur gaz ksenon për t’i shtuar performancat e tyre gjatë lojërave dimërore olimpike në Sochi, por edhe në turne të tjera. Sipas studimeve akademike, ky gaz mund të ndikojë në rritjen e hormonit erythropoietin (EPO), thuhet në një raport të shfaqur sonte në mbrëmje në emisionin “sport inside” të këtij televizioni.
Reagon Ina Rama: KLD-ja, vendim i padrejtë dhe politikisht i motivuar
Ish prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka dhënë prononcimin e saj në edicionin qëndror të lajmeve të Top Channel, menjëherë pas vendimit të KLD-së për të mos e pranuar kërkesën e saj të rikthimit në punë sipas ligjit. Për Ramën, përveçse shqyrtimi i kësaj kërkese u vonua kaq shumë, vendimi që u mor (ashtu si edhe vonesa) ka sfond tërësisht politik. Sipas ish kryeprokurores, ligji është i qartë në këtë pikë dhe ajo priste një tjetër reagim nga vendimi aktual. Megjithatë, ajo ende nuk e ka menduar hapin pasardhës në kërkim të vazhdimit të profesionit.
INSTAT: Fitimet e biznesit, ulje historike. Ngërçi po mban peng ekonominë
Fitimi total i bizneseve është tkurrur nga 118 miliardë lekë që ishte në vitin 2009 në 96.6 miliardë lekë në fund të 2012-ës, thotë INSTAT në bazë të anketës së fundit mbi ndërmarrjet. Duket se kriza ka goditur fort fitimet e bizneseve duke i ulur ato në nivelet më të ulëta historike, që shkojnë në 18.1 për qind. Siç thotë TCH, në terma reale shifra është edhe më e lartë për shkak të efekteve që vijnë nga inflacioni. Rënia e fitimeve përveçse ka dobësuar biznesin ka krijuar një tjetër ngërç, që prek gjithë ekonominë.
A është “shaka” kjo që ndodh në këtë video? Policia shqiptare thotë “PO”!
Një video që po qarkullon në internet ka shkaktuar indinjatën e shumë personave që nuk kanë hezituar të bëjnë komente të ndryshme e madje edhe të bëjnë thirrje publike për të hetuar mbi ngjarjen, me qëllim ndëshkimin e autorëve. Bëhet fjalë për një video të realizuar në fshatin Arrëz në Berat, ku një i moshuar varet në litar nga disa të afërm të tij dhe ngrihet lart nga një eskavator. Duke marrë shkas nga reagimet e shumta në media, Policia e Shtetit e ka hetuar ngjarjen dhe ka dalë në përfundimin se gjithçka ishte “një shaka”.
Grupe paramilitare për çlirimin e Vorio Epirit?!- FOTO
Siti Balkanweb pretendon t’i ketë mbërritur në redaksi një foto e bërë nga qarqet nacionaliste greke, në të cilën pozojnë pesë persona që mbajnë në dujar një parrullë mbi Vorio Epirin. Ja raportimi që bën vetë Balkanweb-i:
Express: “Koha Ditore është në shitje”. Por Flaka Surroi e denoncon ‘Express-in si pseudo gazetë
Dje, gazeta Express e Kosovës doli me lajmin se ‘Koha Ditore” do të kalojë në duar të tjera. “Do ta blejë biznesmeni shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani”, u tha në lajmin e Express-it. Por nuk ka vonuar të reagojë Flaka Surroi e Kohës Ditore. Madje, reagimi ka qenë me tone shumë polemike.
KLD rrëzon kërkesën e Ina Ramës për t’u rikthyer në punë, edhe pse ligji flet qartë
Sipas ligjit për organizimin e funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë: "Pas përfundimit të mandatit, Prokurori i Përgjithshëm, me pëlqimin e tij, ka të drejtë të emërohet në funksionin e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme ose në vendin e mëparshëm apo një vend të barazvlefshmëm me vendin e mëparshëm".
Inspektorët e Punës arrestohen në mes “të punës”: Merrnin rryshfet për punonjësit e padeklaruar
Merrnin nga 40 mijë lekë prej bizneseve ku ushtronin kontroll dhe gjenin punonjës të padeklaruar, për të bërë “nderin” që të mos përfshinin konstatimet në raportet e tyre. Tre inspektorë të Inspektoratit të Punës në Tiranë, arrestohen pasi skuadrat e forcës së posaçme operacionale kanë finalizuar një hetim të përbashkët të Drejtorisë së Antikorrupsionit, si dhe Antikrimit Ekonomik të Policisë së Shtetit. Ata janë T.Mançellari, S.Lala dhe H.Gjoksi.
Fevziu analizon liderin e ri të PD dhe argumenton se “pse Basha nuk mund të jetë Berishë”
Lulzim Basha është vënë në qendër të disa analizave që po botohen në shtypin shqiptar, pas protestës së 20 shkurtit. Pas Edmond Tupes, që një ditë më parë vlerësonte lart edukatën e treguar në këtë protestë, është gazetari Blendi Fevziu që merr shkas nga ky zhvillim për të analizuar Bashën si kryetar të Partisë Demokratike. Në analizën e tij, Fevziu thotë se Basha nga protesta e 20 shkurtit ka prodhuar dy ndjesi të kundërta.