Arkiv-Lajme
Pas Kosovës, Shqipëria burg për shqiptarët xhihadistë
Shqipëria duket se po ndjek një rrugë ndryshe nga Kosova për t’i dhënë përgjigje problemeve të evidentuara sëfundmi me ikjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë. Ndërsa Kosova vendosi heqjen e nënshtetësisë për shtetasit e saj që shkojnë në luftë në Siri, Shqipëria po bëhet gati të marrë masa për t’i dënuar me burgim ata.
Nikollë Lesi shkruan për “zagarët”
Nikollë Lesi ka zgjedhur të hapë gazetën e tij sot me një shkrim provokues që në titull. “Zagarët” e ka titulluar shkrimin në të cilin i adresohet një kategorie personash në këtë vend, duke marrë shkas nga një telefonatë që i ka ardhur pas një shkrimi dedikuar ish-kryeparlamentares Topalli. Që në nisje të shkrimit, Lesi thotë se një ditë më parë, kur u botua shkrimi për Topallin, një “dorë” boshatisi tezgat e shtypit shqiptar menjëherë duke lënë pothuajse të gjithë tregun pa numrin e ditës.
Shqipëri-Serbi,një përballje përtej futbollit
Shqipëria do të përballet më Serbinë në fushën e blertë, një ndeshje ku me siguri thirrjet e tifozerive respektive nuk do t’i shpëtojnë nacionalizmit. Sot në mesditë u krye hedhja e shortit për fazën eliminatore të Kampionatit Europian 2016, që do të zhvillohet në Francë. Shorti përcaktoi që Shqipëria të jetë në Grupin I, bashkë me Portugalinë, Armeninë dhe Serbinë.
Gardisti i "21 janarit", shkarkohet nga Tahiri, emërohet drejtor në CEZ
Ish-komandanti i Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, aktiv në ngjarjet e 21 janarit të 2011, është emëruar në post drejtori në kompaninë CEZ që aktualisht manaxhohet nga shteti shqiptar. Gazeta “Shqiptarja.com” evidenton faktin se Agron Malaj, i shkarkuar në tetorin e kaluar nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, tashmë është emëruar nga CEZ që drejtohet nga Arben Seferi.
A u mbajtën të gjitha premtimet e 100 ditëve? "Mjaft" thotë "JO" dhe i analizon ato
Qeveria shqiptare rezulton që në 100 ditët e para ka realizuar 7 nga 17 premtimet e bëra gjatë fushës elektorale nga Partia Socialiste. Lëvizja “Mjaft” ka dalë në konkluzionin se 7 premtime janë realizuar, 7 nuk janë realizuar, 2 janë premtime të realizuar pjesërisht dhe 1 premtim është i pamatshëm.
Konkluzionet e raportit:
1.Ndalimi i importit të plehrave
Ndalimi i importit të plehrave në Shqipëri është përmendur në një numër të madh deklaratash dhe fjalimesh paraelektorale.
Platini rrëfen bisedën me Ramën: Më tha “s’kemi lekë”
Kreu i UEFA, Mishel Platini ka zbardhur për median disa detaje nga biseda e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama pak ditë më parë ndërsa ndodhej në Tiranë. “S’kemi lekë” ka qenë përgjigjia e Ramës ndërsa diskutohej për ndërtimin e stadiumit të ri në Tiranë.
“Situata financiare në Shqipëri është shumë e komplikuar. Rama më tha që nuk ka lekë. Kështu që do të duhet të prisni disa vjet për stadiumin e ri në Tiranë. Për momentin do të luani në Elbasan. Shpresoj të jetë i standardeve të kërkuara" thotë Platini ndërsa zbardh detajet e bisedës me kryeministrin shqiptar.
Arisa fiton "Sanremon", po festivali humbet çdo vit audiencë
Këngëtarja italiane Arisa ka fituar edicionin e 64 të Festivalit të Sanremos, me këngën “Controvento”. Ashtu si vitet e mëparshme, edhe sivjet festivali u ndoq nga një numër simbolik spektatorësh, pasi nga viti në vit ai po humbet shkëlqimin e dikurshëm. Sipas të dhënave flitet për një rënie të shikueshmërisë diku te tre milion spektatorë më pak se vitin e kaluar.
Bie “Whatsapp”, aplikacioni i blerë nga “Facebook” për 19 miliardë dollarë, ja arsyet
“Whatsapp” ka rënë. Aplikacioni i mesazheve që iu shit për 19 miliardë dollarë Zuckerbergut, pronarit të “Facebook” pak ditë më parë, ka dalë jashtë shërbimit dhe ka qenë i paarritshëm për më shumë se 4 orë. Kjo ka shkaktuar një valë reagimesh dhe ka ngritur pikëpyetje të forta në rrjetet sociale. Nuk kanë munguar as konspiracionet se blerja e këtij aplikacioni kaq masiv të jetë realizuar për ta mbyllur atë, me qëllim që t’i hapet rrugë përdorimit në telefona celularë, vetëm të rrjeteve sociale.
“Ngricë” dhe hatërmbetje e dukshme mes Letta-s dhe Renzit gjatë ceremonisë kryeministrore
Tashmë dihet botërisht se ish-kryeministri italian Enrico Letta nuk e ka pritur aspak mirë lëvizjen e Matteo Renzit, që e detyroi papritur, që ditën e Shën Valentinit, të njoftojë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të cilin e mori për vete. “Zemërthyeri” Letta është treguar tej mase i ftohtë dhe i nxituar në momentin e ceremonisë së dorëzimit të ziles, që është simbol i mbledhjeve në Këshillit të Ministrave në Itali.
Malaj këshillon “rrugën” e vështirë, rritja ekonomike jo vetëm përmes parave
Edhe pse është debatuar gjatë për ndërhyrjet që duhen bërë për përmirësimin e rritjes ekonomike të vendit, në mënyrë që ajo të bëhet e prekshme për qytetarët, Arben Malaj nuk ngurron që të japë këshilla të metejshme për masat që duhen marrë në kushtet aktuale. Ish-ministri i Financave, aktualisht në krye të Institutit për Mirëqeverisje, këshillon Qeverinë shqiptare dhe institucionet e tjera financiare në vend që të tregojnë kujdes me koordinimin e politikave, të njoftuara publikisht, për përmirësimin e situatës ekonomike.
