Arkiv-Lajme
Malaj këshillon “rrugën” e vështirë, rritja ekonomike jo vetëm përmes parave
Edhe pse është debatuar gjatë për ndërhyrjet që duhen bërë për përmirësimin e rritjes ekonomike të vendit, në mënyrë që ajo të bëhet e prekshme për qytetarët, Arben Malaj nuk ngurron që të japë këshilla të metejshme për masat që duhen marrë në kushtet aktuale. Ish-ministri i Financave, aktualisht në krye të Institutit për Mirëqeverisje, këshillon Qeverinë shqiptare dhe institucionet e tjera financiare në vend që të tregojnë kujdes me koordinimin e politikave, të njoftuara publikisht, për përmirësimin e situatës ekonomike.
Durrës, pendohet ekzekutori i vrasjes së dyfishtë, do tregoj gjithçka
Odise Verbofshi, autori i vrajses në Durrës ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor. Ai është shprehur për uniformat blu se është i tronditur dhe i penduar për krimin e kryer. Verbofshi u dorëzua menjëherë në momentin e arrestimit. Gjatë dëshmisë Odise Verbofshi rrefen se donte të shkonte në Greqi pasi kishte frikën e hakmarrjes dhe jo për shkak të policisë. Ai ka premtuar para hetuesve se do të rrëfejë të gjithë ngjarjen pasi ti vihet në dispozicion një avokat.
Ukrainë, parlamenti shkarkon Yanukovych, zgjedhje në 25 maj
Viktor Yanukovych, shkarkohet nga detyra e Presidentit të Ukrainës. Paralamenti ukrainas me 328 vota pro nga 387 deputetë ka vendosur shkarkimin e tij. Gjithashtu 25 maji është përcaktuar si dita e zgjedhjeve paralamentare në Ukrainë. Ndërsa Yanukovych menjëherë pas këtij votimi ka deklaruar nga qyteti lindor Kharkivit ku ndodhet aktualisht, se nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Ai i cilësoi ngjarjet e ndodhura në kryeqytetin ukrainas si një grusht shteti dhe se ai është presidenti legjitim e nuk ka ndërmend të largohet as nga ky post dhe as nga Ukraina.
Bode: Investimet e huaja direkte ka rënë në nivel historik
Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode duke analizuar treguesit fiskale të vitit 2013 si dhe trendin e ekonomisë shqiptare për vitin 2014, flet për shifra zyrtare alarmante për ekonominë shqiptare e cila sipas tij, po shkon drejt rrënimit dhe recesionit.Deputeti i PD analizon financat publike duke vërtetuar rënien e tyre në buxhet. Nga ana tjetër, borxhi historik i marrë nga qeveria prej 120 milionë dollarësh nuk ka shkuar në shlyerjen e faturave të biznesit, nuk ka shkuar për rimbursimin e TVSH-së dhe nuk ka shkuar për pagesën e aftësisë së kufizuar, shtresës më në nevojë në Shqipëri.
PDIU kritikon Tiranën për sjelljen ndaj çështjes çame
PDIU ka kritikuar sjelljen e dy partive kryesore në vend karshi Greqisë. Sipas saj, mazhoranca dhe opozita duhet të kishin diskutuar me zv.kryeminsitrin dhe ministrin e Jashtëm të Greqisë, Venizelos për Çamërinë.« PS dhe PD e kanë të vështirë të gjejnë konsensusin për të mirën e kombit, si reformat e nëpunësit civil dhe reformën administrative, por, e gjejnë konsensusin e heshtur në dëm të së mirës kombëtare për të mos diskutuar çështjen çame.
Autori i masakrës së Shkozetit kapet duke ikur nga Shqipëria
Krimi i Durrësit (Shkozetit) që tronditi opinionin public është zbardhur. Njeriu që dyshohet se ka vrarë Shaban Babasin, 27 vjeç, dhe Albert Kasallën, 32 vjeç, dhe më pas i ka djegur, është kapur teksa po përpiqej të largohej nga Shqipëria. Quhet Odise Verbofshi. Shqiptarja.com innformon në mënyrë më të hollësishme mbi këtë lajm:
Zbulohet videoja e Julian Sinanajt
Vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, jo vetëm që ka ekzekutuar dhjetëra persona por edhe ka dokumentuar me pamje filmike asgjësimin e shënjestrës. Deri tani, ai akuzohet për të paktën vrasjen e dy personave. Por, së fundmi po del në dritë dhe ekzekutim i një biznesmeni, që ai e ka dokumentuar me pamje.
Analogjia që çon Oketën në krye të SHISH
Visho Ajazi duket se i ka të numëruara ditët që do të vazhdojë të jetë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Kush janë belgët e XDGA-së, fituesit e projektit “Lungo Mare”?
Kompania belge XDGA, është shpallur të premten në mbrëmje fituese për të zhvilluar vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. Kreu i jurisë, Patrik Jansen tha se, fituesi u zgjodh për respektimin e plotë të hapësirës prej 5 km të shëtitores së Vlorës dhe mundësia e përshtatjes ku projekti i ri do të lejojë edhe zhvillime të tjera që do të ndërthuren. Kjo studio arkitekturore është krijuar në vitin 1988 nga Xaveer De Geyter. XDGA ka marrë pjesë në shumë konkurse arkitekturore dhe urbane.
20-25 mijë lekë për një provim
Në bashkëpunim me këto studente, dy pedagogët merrnin para në këmbim të notës kaluese.Sistemi arsimor në Shqipëri po degradon në të gjithë drejtimet.