Durrës, pendohet ekzekutori i vrasjes së dyfishtë, do tregoj gjithçka

Odise Verbofshi, autori i vrajses në Durrës ka dhënë dëshminë e tij përpara grupit hetimor. Ai është shprehur për uniformat blu se është i tronditur dhe i penduar për krimin e kryer. Verbofshi u dorëzua menjëherë në momentin e arrestimit. Gjatë dëshmisë Odise Verbofshi rrefen se donte të shkonte në Greqi pasi kishte frikën e hakmarrjes dhe jo për shkak të policisë. Ai ka premtuar para hetuesve se do të rrëfejë të gjithë ngjarjen pasi ti vihet në dispozicion një avokat. Odise Verbofshi akuzohet për vrajsen e dyfishtë në zonën e Kënetës dhe asgjësimin e kufomave të Shaban Babasit, 27 vjeç dhe Albert Kasallës, 32 vjeç të cilët i ka djegur brenda një makinëe. Dy viktimat e ngjarjes ishin banorë në Fshat Fushë Krujë. Policia konfirmoi se vrasja ka ndodhur në banesën që dy shtetasit kishin në Shkozet dhe më pas trupat e tyre janë transportuar në automjetin ku u gjetën të djegur. Paraprakisht dyshohet se shkaku i ngjarjes është mosmarrëveshje për pazaret e lëndëve narkotike ku viktimat dhe autori ishin të përfshirë. S.S
Add new comment