Arkiv-Lajme

Hivzi Islami shpërthen kundër Rexhep Qosjes: Ke takuar Qosiçin, ke bërë orgji, ke vjedhur libra …

Postuar në 21 Shkurt, 2014 04:55

Hivzi Islami që, ashtu si dhe Rexhep Qosja, është anëtar i Akademisë së Kosovës, reagon me anë të një shkrimi pas intervistës së këtij të fundit dhënë Rudina Xhungës. E bën këtë me anë të një shkrimi, të cilin e fillon me një portret të dikujt që – veç në fund e thotë – quhet Rexhep Qosje.

Mapo raporton për protestën dhe … promovon Bashën e lë pas dore Berishën

Postuar në 21 Shkurt, 2014 04:18

Ka një përpjekje të qartë të një pjese të opozitës për të promovuar leadership-in e Lulzim Bashës, dhe te kjo pjesë bën pjesë dhe e përditshmja Mapo. Është vënë që Mapo i jep më shumë hapësirë Bashës se sa Berishës, ndonëse ky i fundit nuk lë mjet pa përdorur për të qenë në skenë. Mirëpo janë gazetat e opozitës që e mbajnë vazhdimisht në faqet e para të tyre. Mapo, e deri diku Panorama, kanë demonstruar merak të bëjnë afirmimin e Bashës.

Venezuela kërcënon CNN-in

Postuar në 21 Shkurt, 2014 04:07

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka kërcënuar rrjetin amerikan të lajmeve CNN me dëbim nga vendi pas raportimeve mbi protestat e fundit në vendin e Amerikës Latine. Maduro tha se do të veprojë nëse CNN nuk “ndreq mbulimin”. “Mjaft me luftën e propagandës, nuk do të pranoj luftë propagandistike kundër Venezuelës.

Qeveria daneze pro euros, populli kundër

Postuar në 21 Shkurt, 2014 04:05

Danimarka duhet t’i bashkohet eurozonës thotë kryeministrja e këtij vendin, Helle Thorning-Schmidt. Edhe pse ajo saktësoi se nuk ka në plan të thërrasë referendum për këtë çështje, ka theksuar se Danimarka duhet të bëhet pjesë e monedhës së përbashkët “përfundimisht”.Vendi skandinav mbajt një referendum për euron në vitin 2000, ku 53.2% e votuesve ishin kundër.

Ylli Rakipi si Tom Perkins

Postuar në 20 Shkurt, 2014 15:59

Mediet amerikane u morën gjatë me deklaratën e biznesmeni miliarder, Tom Perkins. Gjatë një fjalimi në San Francisco, 82-vjeçari tha se njerëzit që paguajnë më shumë para për taksat, duhet të kenë më shumë vota (lajmi i Respulica-s: http://respublica.al/artikuj/2014/02/15/njerezit-me-me-shume-para-duhet-te-kene-me-shume-vota).

Pjesëmarrja në mitingun e PD-së, Dita u hyn llogarive dhe nxjerr 4500 frekuentues

Postuar në 20 Shkurt, 2014 14:59

Respublica shkroi edhe më herët për vlerësimin bombastik (dhe qesharak) që selia blu i bëri pjesëmarrjes në protestën e sotme. “Kanë qenë 150 mijë protestues”, ka deklaruar zyrtarisht për mediat selia e PD-së. Agjencia AP në një lajm të shkurtër vlerësoi me përafërsi një numër prej rreth 5 mijë vetësh. Por e përditshmja Dita nuk është mjaftuar me kaq. Duke llogaritur përmasat e hapësirës ku ishin mbledhur protestuesit, Ditës i rezulton një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrorë, ku me një dendësi 1.5 njerëz për metër katror, numri I pjesëmarrësve del jo më shumë se 4500 vetë.

“The Economist”: Statusi merret në qershor. Dy profile: Rama mundi figurat e vjetra. Basha, me përvojë, por do të hasë vështirësi

Postuar në 20 Shkurt, 2014 14:34

“Koha Ditore” njofton për një raport të agjencisë britanike të kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” ku paralajmërohet se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në muajin qershor. Kjo njësi ka publikuar një raport prej 26 faqesh ku flet për progresin e bërë pas ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale. “The Ekonomist Intelligence Unit” beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi vendit kandidat në mesin e 2014-ës.

“Ballkaniadë” bustesh. Në Mal të Zi, shkatërrohet busti i një heroi serb

Postuar në 20 Shkurt, 2014 13:25

Çështja e bustit të Skënderbeut në Qafë-Kashar preku një pjesë të opinionit, për të mos thënë që nxiti edhe një lloj mendimi se, pas këtyre që i quajnë Akte, ka një qëllim të caktuar. Megjithatë duket se nuk është vetëm Shqipëria që përfshihet në probleme simbolesh. Kështu edhe në Mal të Zi, busti i Novak Milosev Vujadinovica, një hero i betejës së Fundina-s të vitit 1878 është shkatërruar. “Tanjug” bën me dije se busti ishte vendosur në Orljevo, afër Podgoricës me vendim të Këshillit Kombëtar Serb të Malit të Zi. Dhe nuk është hera e parë që shkatërrohet.

Profil/Ja kush është kreu i ri i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive

Postuar në 20 Shkurt, 2014 13:16

Shkëlqim Ganaj, kryetari i ri i Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është një jurist 43 vjeçar me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në administratën e shtetit, kryesisht në sistemin e drejtësisë. I lindur më 10 maj të vitit 1970, kreu i ri i ILDKP-së nuk është një i “huaj” për këtë institucion pasi ka punuar prej vitit 2004.

Ukraina drejt skenarit sirian?

Postuar në 20 Shkurt, 2014 12:37

Perëndimi duket se ka vendosur të hyjë në lojë tërësisht në krizën ukrainase. Numri i të vdekurve, 50 vetëm sot sipas disa burimeve mediatike dhe diplomatike, paralajmëron se vendosmëria për të shkuar deri në finale, është e plotë nga të dyja palët e përfshira në atë që sot është kthyer në një konflikt. Revista gjermane “Der Spiegel” ka dalë si të thuash hapur me një qëndrim mbi atë se çfarë duhet të bëjë Europa, nëse një e tillë ende ekziston jo vetëm si ndërgjegje politike, por edhe si mekanizëm i përbashkët reagimi.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme