Venezuela kërcënon CNN-in

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka kërcënuar rrjetin amerikan të lajmeve CNN me dëbim nga vendi pas raportimeve mbi protestat e fundit në vendin e Amerikës Latine. Maduro tha se do të veprojë nëse CNN nuk “ndreq mbulimin”. “Mjaft me luftën e propagandës, nuk do të pranoj luftë propagandistike kundër Venezuelës. Nëse nuk korrigjojnë vetveten, jashtë Venezuelës”, tha ai.Një zëdhënës i rrjetit amerikan, që në Venezeuelë mund të ndiqet vetëm me kabllor, ka thënë për BBC se ende nuk kanë një koment për deklaratën e Maduros.Javën e kaluar, qeveria e Venezuelës largoi nga vendi një televizion kolumbian që ofrohej nga operatorët kabllorë. Përveç kërcënimit ndaj medies, Maudo ka urdhëruar këtë javë edhe dëbimin e tre diplomatëve amerikanë. S.S
Add new comment