Ukraina drejt skenarit sirian?

Postuar në 20 Shkurt, 2014 12:37

Perëndimi duket se ka vendosur të hyjë në lojë tërësisht në krizën ukrainase. Numri i të vdekurve, 50 vetëm sot sipas disa burimeve mediatike dhe diplomatike, paralajmëron se vendosmëria për të shkuar deri në finale, është e plotë nga të dyja palët e përfshira në atë që sot është kthyer në një konflikt. Revista gjermane “Der Spiegel” ka dalë si të thuash hapur me një qëndrim mbi atë se çfarë duhet të bëjë Europa, nëse një e tillë ende ekziston jo vetëm si ndërgjegje politike, por edhe si mekanizëm i përbashkët reagimi. Kjo mbi të gjitha, sepse sipas “DS”, “në lojë është dominimi i Europës”. Ukraina hyn kështu në spiralen e një dhune, që do të duhet të zgjidhë një ekuilibër mes Perëndimit dhe Lindjes. Për të kuptuar këtë, revista gjermane sjell në vëmendje një deklaratë të vitit 1981, të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Caspar Weinberger, dhënë në një intervistë për “DS”: “Ne duhet të sigurohemi se kjo perandori sovjetike, kur të shpërbëhet për shkak të kontradiktave të brendshme, të lëshojë vetëm ndonjë rënkim, më shumë sesa ndonjë ulërimë”. Çka do të thotë se Perëndimi sheh sot në këtë situatë, simptomën e një rindërtimi imperial të Rusisë, nën okelion e Bashkimit Sovjetik, që bëri bashkë popuj të tërë për gati 80 vjet. “Lufta e Ftohtë është rikthyer dhe Moska është sërish një kundërshtar”, shkruan Uwe Klussmann. Për të ilustruar më mirë lojën që po luhet, gjendja në Ukrainë po krahasohet me një lojë shahu në një fushë të minuar. Dhe meqenëse krahasimi është huazuar nga ish-këshilltari për Sigurinë Zbigniev Brzezinski, artikulli e shteron argumentin përmes një analize të këtij të fundit për atë se çfarë humbet Rusia me Ukrainën. “Pa Ukrainën, Rusia do të bëhej kryesisht një shtet imperial aziatik, me rrezikun për ta lënë veten të lëshohet në konflikte në Azinë Qendrore. Por nëse Rusia ia del të kontrollojë Ukrainën dhe burimet e saj, atëherë ajo do të kthehet në një perandori”. Po sipas tij, rreziku në këtë lloj implikimi i paraprin me shumë gjasë një konflikti ruso-gjerman, teksa një marrëveshje mes Rusisë dhe BE-së do të çonte në nxjerrjen jashtë rajonit të SHBA-ve. Dhe nga ky skanim, “DS” rimerr shprehjen e Victoria Nuland, “Fuck the EU”, duke e parë jo si një gabim, por si një shprehje, ndonëse vulgare, të qëndrimit gjeopolitik të SHBA-ve. Një lexim i thjeshtë i kësaj situate çon në përfundimin se Ukraina mundet të nxisë një konflikt Perëndim-Lindje, por ndoshta edhe një çarje brenda vetë Perëndimit. Për Rusinë në lojë është një gjë shumë e madhe, pasi mjafton gadishulli i Krimesë dhe interesat ushtarake të Moskës aty, për të pritur, edhe sipas “DS”, një përhapje të krizës. Deri ku mund të shkojë Rusia në këtë konflikt? A mundet që Perëndimi të lejojë një Siri në Europë? Rasti i kësaj të fundit, gatishmëria e Rusisë për të furnizuar regjimin e Damaskut edhe me sistemin e mbrojtjes S300, që do të kthente realisht Sirinë në një problem ushtarak edhe për NATO-n, rasti i Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe tani Ukraina, flasin se Moska është e gatshme të shpenzojë energji për të kalcifikuar mirë kufijtë, apo vijën që ajo mendon se nuk duhet kaluar nga Perëndimi, i cili deri më tani është mjaftuar me deklarata, mbështetje politike dhe së fundmi me sanksione. Këto të fundit me rrezikun që të imponojnë një orientim përfundimtar ekonomik të Kievit drejt Rusisë, edhe kështu shumë të lidhur bashkë.

Më shumë në: http://www.spiegel.de/international/world/the-geopolitical-implications-of-conflict-in-ukraine-a-954724.html

s.z

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Pse lufte do bejme ne tani? &nbsp;E beme nje para 100 vitesh, beme tjetren para 75 vjetesh, u derrmuam gjate ketyre 75 viteve disa here me shume se te dyja luftrat boterore sebashku dhe tani na u dashka ta bejme prape. Une nuk jam aspak dakort me kete lloj rendi njerzor te mutosur me urrejtje ne zemer dhe buzeqeshje ne fytyre. Madje kete e quajne kulture. Te me falin perkrahesit e surratmutit Berishe por i dhjefsha demokracine!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.