Bazmataja për Ballukun rrëzon edhe alibinë e SKAP-it

Postuar në 20 Nëntor, 2025 14:10

Thirrja e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK për 21 janarin u interpretua nga PD-ja si zhvendosje vëmendjeje ndaj akuzave për Belinda Ballukun. Sot  Balluku është pezulluar dhe i është marrë pasaporta. Asnjë reagim. Diversioni ra. Sepse goditja evidente ndaj zv.kryeministres e bën arrestimin apo dënimin e Berishës një çështje tê drejtësisë, jo persekutimit të opozitës siç pretendon Berisha. 

I cili tani duhet të gjejë se i kujt është SPAK: nëse po mendon t'ia lërë Ramës, atëherë duhet të shpjegojë se çfarë loje është kjo. Situata penale që po merr territorin e politikës ka vënë në krizë ligjërimin e palëve pasi nuk mundet që çdo akuzë të kalojë për skenar. Pasi shkeljet janë të provueshme. Kriza buron edhe nga kultura kundërproduktive e shmangies së përgjegjësive. Dhe kjo vjen sepse kemi të bëjmë me vjedhje, politikë të gangsterizuar në majën e Ekzekutivit dhe jo për politika që ndajnë për çështje prioriteti. 

Sali Berisha ka pranuar përgjegjësi për piramidat, Lazaratin apo edhe CEZ, por jo për korrupsionin dhe 21 janarin. Arsyet kuptohen, sikurse arsyet e Edi Ramës. Të dy po kuptojnë se në vitin 2016 vunë në lëvizje një proces që nuk e kanë në kontroll. Tani po paguajnë.

s.zaimi

Comments

Submitted by Skypion (not verified) on

Eshte nje situate, qe po te duash e nderlikon edhe me shume me spekulime te pafundme.
Por, eshte nje fakt qe Berisha e permend shpesh: arrestimi i liderve te Opozites ne vit elektoral. Socialistet e moren pushtetin perseri, me te njejtat metoda si ato qe pershkruhen ne dosjet 338 dhe 139, qe SKAP nuk i mori fare ne konsiderate. Korrupsioni zgjedhor eshte kulmi i korrupsionit; eshte korrupsioni i korrupsionit; eshte korrupsioni absolut; sepse percakton pushtetin politik.
Pra, vetem ky fakt mjafton qe, ne rastin me te mire, dyshimi per kete strukture te jete normal dhe i arsyeshem.
Padyshim qe ishte zhvendosje vemendjeje; sa me pak te flitej per akuzen e bujshme, aq me mire per Ramen; te gjitha mediat, ne vend qe te merreshin me lajmin e vertete, filluan avazine vjeter te trazimit te eshtrave te kater kurbaneve te 21 janarit; gje te cilen e bejne perhere kur palloshit te gjate i bie menderja ngushte.
P.S: se desh harrova, po pse e keni hequr ate analizen e thuket dhe te shkruar me stil ng ai madhi Jurgis Cyrbja e cila ka qene e varur ne vend nderi ne kendin e opinioneve per gati 2 vite me radhe?!

Submitted by Skypion (not verified) on

Ahahahaha, ok ok... dhe flm per ripostimin se me pat marre malli per stilin e zoterise ne fjale.

Submitted by redaksia on

Nuk na hyn ne hesap malli juaj dhe i dikujt tjeter. Insinuove per dicka qe nuk eshte shume e sjellshme dhe t'u pergjigjem. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.