Arkiv-Lajme
Të ardhurat tatimore të janarit, në nivelin e tre viteve të fundit
Në dhjetor, si rrjedhojë e pritshmërisë së importuesve për rritjen e taksave dhe akcizave të karburanteve, cigareve, alkolit etj, pati një tejdepozitim të këtyre mallrave të importit para hyrjes në fuqi të taksave e akcizave të reja. Si rezultat, pati një rritje jo të zakonshme të të ardhurave tatimore mujore (mbi 30%), krahasimisht me dhjetorë të mëparshëm. Dhe pritej një rënie e këtyre të ardhurave në janar, pas tejdepozitimit të mallrave të mësipërme.
Rrëfimi “ndryshe” i Ilir Metës: Më pëlqen një gotë verë por gjithnjë e më rrallë sepse duhet të jemi gjithmonë të kthjellët
Kreu i Parlamentit Ilir Meta ka rrëfyer një anë tjetër të përditshmërisë së tij, jashtë asaj çfarë kapin kamerat e televizioneve çdo ditë. Në një rrëfim ndryshe në rubrikën “Konfidencë” në Abc News, Meta i ka dhënë përgjigje pyetjes rreth ndryshimit të imazhit të tij publik si politikan me natyrë të qetë dhe të matur e mbase edhe pak me natyrë presidenciale. Sipas Metës, përvojat e së kaluarës i kanë treguar atij se nervozizmi sjell gabime të panevojshme për të cilat duhet kohë për t’i korrigjuar.
Emra surprizë në qeverinë “Renzi”. Ekonomia italiane në dorën e ish-kreut të FMN për Shqipërinë
Kryeministri i ri i Italisë ka zgjedhur tashmë ekipin e tij qeverisës ku suprizon fakti se gjysma e tyre janë gra. Mediat italiane bëjnë me dije se kabineti i drejtuar nga Matteo Renzi do të ketë 16 anëtarë. Referuar listës së medias fqinje, poltrona më e “nxehtë”, ajo e Ekonomisë do të mbahet nga Pier Carlo Padoan, që mban prej një muaji detyrën e kreut të Insitutit të Statistikave të Italisë. Ai ka mbajtur detyra të rëndësishme në qeveritë e mëparshme dhe në institucione financiare ndërkombëtare si Banka Botërore apo Banka Europiane.
Policia arreston autorin e dyshuar të masakrës në Durrës
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë mbrëmë në Durrës si edhe një bashkëpunëtorë të tij. Odise Verbofshi, 32 vjeç, i padënuar më parë, sipas policisë është autori i vrasjes dhe më pas djegies së kufomave të Albert Kasallës, 32 vjeç dhe Shaban Babasinit, 27 vjeç. Ndërsa Gazep Pili, 20 vjeç, person me lidhje gjaku me bashkëshorten e Verbofshit është arrestuar për “Fshehje ose asgjësim të kufomës”. Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike të llojit kanabis sativa.
Shqiptarët janë më optimistë
Një studim i fundit i Institutit Demokratik Kombëtar, arrin në përfundimin se shqiptarët janë më optimistë se në vendin e tyre do të ketë ndryshime pozitive sesa ç’ishin një vit më parë. Por Drejtori për Evropën Qendrore dhe Lindore i kësaj organizate amerikane, Robert Benjamin thotë se që kjo shpresë të kthehet në realitet, zëri i qytetarëve duhet të reflektohet në zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë ata dhe politikanët duhet të lënë mënjanë konfliktet dhe të udhëhiqen nga interesi publik. Studimi i Institutit Demokratik Kombëtar, u krye në dhjetor të vitit 2013 në disa qytete të Shqi
Shkarkime të tjera pas Zana Xhukës. Neza paralajmëron dhe jep dy skenare që mund të ndjekin Rama dhe Meta
Pas vendimit të mazhorancës për të shkarkuar kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, janë shtuar së tepërmi dyshimet rreth egzistencës së një projekti të mazhorancës për vijimin e kësaj rrugë, pra për shkarkimin e krerëve të tjerë të institucioneve.
Ministri polak u drejtohet opozitarëve të Ukrainës: Jeni të vdekur nëse nuk firmosni marrëveshjen
Ministri i Jashtëm i Polonisë është filmuar duke u thënë liderëve të protestës në Ukrainë: “Nëse nuk e mbështesni këtë (marrëveshjen) do të ketë ligj lufte, do të keni ushtrinë.
Virgjil Kule rrëfen përgatitjet e kronikës së rrëzimit të bustit në TVSH më 20 shkurt 1991
Në numrin e djeshëm të gazetës ‘Sot’ ish një intervistë marrë Virgjil Kules. Intervista vërtitej rreth 20 shkurtit, dhe Kule jepte një dëshmi interesante mbi 20 shkurtin e vitit 1991, kur ai vetë ishte në TVSH. Kule rrëfen: “Kishte kaluar ora pesë pasdite dhe po afrohej orari i lajmeve të para, të orës 18. Për ta lexuar kronikën me zë jashtë kamerës, caktova Alfons Gurashin. Ai më tha se vetëm se do të përshkruante figurën, pa bërë ndonjë koment. "Dakord" i thashë, "bëje si të mundesh”. Rëndësi ka që të pasqyrohet realiteti i plotë".
Toponimet, zgjidhja sipas praktikave ndërkombëtare
Ministri i Jashtëm grek, Venizellos ka qenë për nëj vizitë në Tiranë, dhe një nga temat me interes public në bisedat që ai ka bërë me mikpritësit (Nishani, Rama, Bushati, etj) ka qenë ai lidhur me toponimet. Shqiptarja.com raporton për të gjitha detajet e etapat e vizitës së tij:
Dy ministrat e Jashtëm, ai i Greqisë dhe ai i Shqipërisë deklarojnë se është gjetur gjuha e përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy shteteve, përfshi dhe atë të toponimeve.
Nano i shkruan, dhe Lame i përgjigjet, lidhur me legalizimin e apartamenteve pa hipotekë
Në ‘Zululandin’ e djeshëm të Ditës, Mustafa Nano i përcillte Artan Lames një shqetësim të një zonje, që Nano e kish marrë online. Shqetësimi kish të bënte me mungesën e hipotekës për apartamente të blerë pej kohësh.