Policia arreston autorin e dyshuar të masakrës në Durrës

Postuar në 21 Shkurt, 2014 12:29

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë mbrëmë në Durrës si edhe një bashkëpunëtorë të tij. Odise Verbofshi, 32 vjeç, i padënuar më parë, sipas policisë është autori i vrasjes dhe më pas djegies së kufomave të Albert Kasallës, 32 vjeç dhe Shaban Babasinit, 27 vjeç. Ndërsa Gazep Pili, 20 vjeç, person me lidhje gjaku me bashkëshorten e Verbofshit është arrestuar për “Fshehje ose asgjësim të kufomës”. Paraprakisht dyshohet se motivi i kësaj ngjarje është prishja e pazarit lidhur me lëndën narkotike të llojit kanabis sativa. Krahas provave të tjera, në banesën ku ka ndodhur krimi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe  74 kg kanabis sativa e ndarë në pako, e stivuar në rafte në ambientet e banesës , 1 pistoletë e markës Ekol Special, e kalibrit 9 mm, 1 pistoletë me krehër, e markës Lady K Italy, e kalibrit 8 mm dhe 1 krehër pistolete me një fishek në të. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.