Shkarkime të tjera pas Zana Xhukës. Neza paralajmëron dhe jep dy skenare që mund të ndjekin Rama dhe Meta

Postuar në 21 Shkurt, 2014 11:28

Pas vendimit të mazhorancës për të shkarkuar kreun e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, janë shtuar së tepërmi dyshimet rreth egzistencës së një projekti të mazhorancës për vijimin e kësaj rrugë, pra për shkarkimin e krerëve të tjerë të institucioneve.

Në një shkrim që paralajmëron që në titull pikëpyetjet e mëdha, Agim Neza kryeredaktor i gazetës “Koha Jonë” analizon se pjesë e këtij plani që tashmë duket se po konkretizohet janë edhe kreu i Shërbimit Informativ, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme apo kreu i Gjykatës së Lartë. Megjithatë, Neza evidenton faktin se për lëvizje të tilla mund të përdoret forca numerike e mazhorancës ose mund të ndërmerren nisma që modifikojnë Kushtetutën.

E nëse zgjidhet alternativa e dytë, sipas Nezës, i legjitimuari moral i një kërkese të tillë është pikërisht Ilir Meta. “Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është i vetmi që ka të drejtën morale për të kërkuar këto ndryshime në Kushtetutë, duke qenë se ka kundërshtuar ndryshimet që bënë Berisha me Ramën” shkruan Neza. Dhe ndryshimet në Kushtetutë, sipas Nezës, mund të bëhen shumë lehtë nga Rama dhe Meta, duke qenë se i kanë të sigurta edhe votat e PDIU-së, ku këta të fundit janë të gatshëm të bëjnë çdo kompromis, qoftë edhe ndryshimet në Kushtetutë, nëse PDIU-së do t’i ofrohet një ministër në kabinetin “Rama”.

 

Për më tepër: http://www.kohajone.com/sot-n%C3%AB-kohajon%C3%AB/item/5021-kush-e-ka-radhen-pas-zana-xhukes.html

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.