Rrëfimi “ndryshe” i Ilir Metës: Më pëlqen një gotë verë por gjithnjë e më rrallë sepse duhet të jemi gjithmonë të kthjellët

Postuar në 21 Shkurt, 2014 14:08

Kreu i Parlamentit Ilir Meta ka rrëfyer një anë tjetër të përditshmërisë së tij, jashtë asaj çfarë kapin kamerat e televizioneve çdo ditë. Në një rrëfim ndryshe në rubrikën “Konfidencë” në Abc News, Meta i ka dhënë përgjigje pyetjes rreth ndryshimit të imazhit të tij publik si politikan me natyrë të qetë dhe të matur e mbase edhe pak me natyrë presidenciale. Sipas Metës, përvojat e së kaluarës i kanë treguar atij se nervozizmi sjell gabime të panevojshme për të cilat duhet kohë për t’i korrigjuar.

“Që kur kam pranuar detyrën e Kreut të Kuvendit kam bërë pakt me veten, që të ruaj qetësinë. Përvojat në të kaluarën më kanë treguar se vendimet më të mira merren me qetësi, se nervozizmi është këshilltari me i gabuar për një politikan. Shpeshherë ndodh që të bësh gabime të panevojshme dhe të duhet kohë për t’i korrigjuar ato. Duket sikur qetësia të merr më shumë kohë por në fakt të ndihmon të fitosh kohë” rrëfen ai.

Nuk dihet nëse në këtë rast Meta i referohet ngjarjes së transmetuar vazhdimisht nga mediat, të ndodhur në Kuvend pak vite më parë kur iu drejtua me vrull karriges së kryetarit të Kuvendit ku ishte ulur Jozefina Topalli. 

Por përtej punës si kryetar i Kuvendit, Meta ka rrëfyer detaje edhe më “konfidente” të përditshmërisë, duke lejuar kamerat e televizionit që ta filmojnë ndërsa ha mëngjes me bashkëshorten Monika Kryemadhi dhe me tre fëmijët e tij. “Zgjohem në ora 6 ose 6 e çerek por gjithmonë para orës 6 e gjysëm, pavarësisht se kur fle. Veprimet e para kanë të bëjnë me disa lëvizje, shpeshherë duke përdorur një pistë vrapimi… duke bërë edhe disa veprime gjimnastikore për të bërë një zgjim sa më gradual dhe sa më të shëndetshëm” vijon rrëfimin Meta, duke shuar kureshtjen e publikut rreth elegancës trupore të kohëve të fundit.

Duke iu referuar angazhimeve si Kryetar i Kuvendit dhe si një prej politikanëve me më ndikim në vend, Meta thotë se i është dashur që të heqë dorë nga disa kënaqësi të vogla, si p.sh gota e verës. “Më pëlqen një gotë verë por gjithnjë e më rrallë sepse sigurisht duhet të jemi gjithmonë të kthjellët” thotë ai.

k.k

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>O kokepalare ti e ke vendin ne burg atje duhet te kthjellohesh. Je me bastard se Berisha.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

<p>O Respublica, kaq poshte po bini o propagandist te rilindjes sa ti beni reklame ketij hajdutit???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.