Arkiv-Lajme

Venizelos: "Selaniku", shansi juaj për statusin

Postuar në 21 Shkurt, 2014 10:30

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, në përfundim të vizitës në Tiranë, ka deklaruar se, në fund të muajit prill do të mbahet një samit i BE-së në Selanik, i cili do të jetë një shans për autoritetet shqiptare për të prezantuar angazhimet në funksion të marrjes së statusit.Venizelos ka theksuar se takim ku do të marrin pjesë 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, është një mundësi për përfaqësuesit e qeverisë shqiptare që të prezantojnë angazhimet arritjet, një muaj para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të qershorit, kur pritet të merret vend

Shkullaku: Lubonja nuk u kuptua, reagimi emocional është forma më e lartë e shprehjes që njohin

Postuar në 21 Shkurt, 2014 09:55

Armand Shkullaku në një shkrim të botuar sot nga gazeta “Mapo” me titull “Kë provokoi Fatos Lubonja”, është përpjekur të shpjegojë se Fatos Lubonja nuk kishte si qëllim të provokonte me shkrimin për Vaçe Zelën, por kërkon reflektim për figurën e saj.Shkullaku thotë se, “eseja e Lubonjës nuk kishte lidhje thjesht me këngëtaren e ndjerë, ajo ishte më shumë një përpjekje thuajse filozofike për të kuptuar histerinë aq shumë të sipërfaqshme që mbërthen shoqërinë shqiptare pikërisht në momentet kur i duhet të mendojë, gjykojë e vlerësojë”.Më tej, Shkullaku ngre disa pyetje mbi sistemin e kaluar:

Tërhiqet Yanukovich: Zgjedhje të reja dhe qeveri uniteti

Postuar në 21 Shkurt, 2014 08:23

Presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovich dhe liderët e opozitës kanë nënshkruar një marrëveshje të mbështetur nga BE për t’i dhënë fund krizës politike në vend.Arritjen e një marrëveshjeje e ka bërë të ditur Yanukoviç, i cili tha se ajo parashikon zgjedhjeve të parakohshme dhe formimin e një qeverie të unitetit kombëtar.Kjo marrëveshje gjithashtu parashikon edhe kufizimin e pushtetit të tij si President. Pakti do të vëzhgohet nga ministrat e Jashtëm të BE, të cilët kanë mbështetur këtë marrëveshje. S.S

Shkarkimi i Xhukës, PD paralajmëron bojkot

Postuar në 21 Shkurt, 2014 08:07

Shkarkimi i Zana Xhukës si drejtore e ILDKP-së mund të çojë Partinë Demokratike në bojkotim të parlamentit. Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka duke e cilësuar shkarkimin e Xhukës si “akt i paprecedentë i parlamentit”, theksoi se “PD do shohë qëndrimin e saj ndaj këtij institucioni”.“Parlamenti shkarkoi dje në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës kryeinspektoren e ILDKP, Zana Xhuka. Dje Parlamenti përfundoi një proces, që nisi si antikushtetues dhe u mbyll si i tillë.

Basha kërcënon me protestën e djeshme: Rama-Meta t’i bëjë llogaritë me sheshin

Postuar në 21 Shkurt, 2014 07:58

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë të posaçme për shtyp për të folur mbi protestën e djeshme të PD-së.Duke cilësuar “marshim  madhështor”, Basha theksoi se, “Shqipëria në protestë” ngriti dje në  Tiranë një barrikadë  vendimtare  kundër mashtrimit.Kreu i PD-së e paraqiti si “kërcënim” protestën e djeshme duke thënë se, “nga dita e djeshme kjo qeveri duhet t’i bëjë llogaritë me sheshin, me marshimin, me protestën popullore”.““Shqipëria në protestë” tha dje fjalën e parë dhe tani varet prej tyre a do të duan dhe a do të mund të dëgjojnë.

Yanukovych: “Zgjedhje të reja presidenciale, rikthim i Kushteutës së vitit 2004”. Protestuesit ende pa asnjë përgjigje

Postuar në 21 Shkurt, 2014 07:07

 

Vrasje mafioze në Durrës

Postuar në 21 Shkurt, 2014 06:56

Ngjarja e vrasjes së dy të rinjve nga Fushë-Kruja në qytetin e Durrësit, ngjason me ekzekutimet mafioze të vendeve rurale në Itali.Sipas informacioneve të para të dhënë nga policia, dyshohet se kemi të bëjmë me përplasje trafikantësh droge.Deri tani është zbardhur se, Artur Kasalla dhe Shaban Babasi janë vrarë në një banesë në Shkozet dhe më pas janë transportuar me makinën e njërit prej tyre në zonën  e ish-Kënetës dhe më pas i është vënë flaka makinës.

Sinjale tensioni mes Gjermanisë dhe Izraelit

Postuar në 21 Shkurt, 2014 06:21

Ndërsa kancelarja Angela Merkel po nis mandatin e tretë, marrëdhëniet Gjermani-Izrael janë në pikën më të ulët. Liderët e dy vendeve do të takohen javën e ardhshme, ku në qendër të bisedimeve do të jenë vendbanimet izraelite.Në fjalimet publike për marrëdhënien mes Berlinit dhe Jerusalemit vihet theksi tek lidhja speciale mes dy vendeve dhe fakti se marrëdhënia e mirë me Izraelin është një raison d'état (interes shtetëror) për shtetin gjerman për shkak të krimeve të nazizmit.Pavarësisht kësaj, vitet e fundit ka pasur shpeshherë tension mes dy vendeve.

Edhe Rama, ashtu si Berisha flet për "portën më të bukur të Mesdheut"

Postuar në 21 Shkurt, 2014 06:05

Edhe pse, Edi Rama vazhdimisht i ka mëshuar idesë se ai është tërësisht i ndryshëm nga Sali Berisha, Rama si kryeministri gjithnjë e më shumë po “kopjon” paraardhësin e tij. Pas ofertës “1 euro”, tashmë ai ashtu si Berisha flet për portën më të bukur të Mesdheut në Vlorë. Këtë deklaratë e ka bërë në takimin në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, ku po zhvillohet finalja e konkursit për vijën bregdetare të këtij qyteti. “Ky projekt shënon hapin e madh drejt Vlorës së shekullit të ri.

Komisione për zgjidhjen e ploblemeve Shqipëri-Greqi

Postuar në 21 Shkurt, 2014 05:54

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos ndodhet në Tiranë si pjesë e turit të tij në cilësinë e kreut të Presidencës së BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor.Në takimin me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, ky i fundit u shpreh se, “kemi vendosur në planin e bashkëpunimit bilateral për të vazhduar bisedimet për një proces konsultimesh që mendojmë se do të na çojnë drejt zgjidhjeve të plota për çështje që nuk kanë marrë adresimin e duhur”.Këtu bëhet fjalë për çështjen e kufirit detar, toponimeve si edhe disa çështjeve të tjera ku nuk përfshihet “Çamëria

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme