Shkullaku: Lubonja nuk u kuptua, reagimi emocional është forma më e lartë e shprehjes që njohin

Armand Shkullaku në një shkrim të botuar sot nga gazeta “Mapo” me titull “Kë provokoi Fatos Lubonja”, është përpjekur të shpjegojë se Fatos Lubonja nuk kishte si qëllim të provokonte me shkrimin për Vaçe Zelën, por kërkon reflektim për figurën e saj.Shkullaku thotë se, “eseja e Lubonjës nuk kishte lidhje thjesht me këngëtaren e ndjerë, ajo ishte më shumë një përpjekje thuajse filozofike për të kuptuar histerinë aq shumë të sipërfaqshme që mbërthen shoqërinë shqiptare pikërisht në momentet kur i duhet të mendojë, gjykojë e vlerësojë”.Më tej, Shkullaku ngre disa pyetje mbi sistemin e kaluar: Si ka mundësi që ndodh kjo, është nostalgji për një jetë të shkuar, zhgënjim nga sistemi i sotëm, keqardhje për një ekzistencë të kaluar kot, apo çfarë? Si ka mundësi që një rast i tillë për të parë më mirë vetveten, kapërcehet nga protagonizmi se kush qan më shumë e kush thotë fjalë më të bukura për të ndjerën? Çfarë mund të thuash për një shoqëri që refuzon të thellohet mbi të kaluarën e saj dhe përfshihet nga ethet e garës së cekët për të thurur lavde e himne? …dhe sipas tij kur Lubonja fton për të gjetur përgjigje dhe reflektim, por mori vetëm shfryje dufi.“Çfarë zhgënjimi kur shikon se edhe pas traumës 50-vjeçare të izolimit, shoqëria shqiptare përsëri shkon drejt masakrimit të individit që është kundër rrymës, kërkon ta demaskojë, ta linçojë dhe jo ta kuptojë atë. Çfarë zhgënjimi kur përballesh me të vërtetën e tmerrshme se shqiptarët nuk kanë dalë ende prej gjendjes emotive, se ata mendimi dhe reflektimi i mundon dhe reagimi emocional është forma më e lartë e shprehjes që njohin.” Shkrimi i plotë: http://mapo.al/2014/02/21/ke-provokoi-fatos-lubonja/S.S
Comments
Z.Shkullaku po te bashkosh

Z.Shkullaku po te bashkosh trute e tu dhe ato te Lubonjes arrihet inteligjence e nje gomari e gjysem.

eh more Shkulllak, po ne mos

eh more Shkulllak, po ne mos e kuptoke ti persene e kesaj gjeja hajde e ta kuptoje ai fshatari i varfer.... (sipas teje) Por ketu edhe qendron ndryshimi more Shkullak djali, se ju u ka zene syte fobizmi ndaj te gjithave gjerave qe ka bere ai sistem, teoria e tokes se djegur, eshte bere lajtmotiv per nje pjee nga sera juaj, per te mos thene antishqiptare, por mosmirenjohese per ate qe na la ay brez, me te mirat dhe me te keqijat e veta... Kjo vjen i nderuari Shkulllak, pasi jju nuk e kuptoni teorine e vazhdimesise, qe te tere brezat vene nga nje tulle per zhvilllimin e shoqerise... e ju jeni ata qe me terbim mendoni se ju jeni ata qe po vini themelet... Por populli yne natyrissht "i trashe" dhe pak veshderr, ka ca tenttakula me shume se ju qe ende nuk e kuptoni... ai ka tentakulat per te percepruar ndjesite e te berit pune per vete... ja ashtu, pak e nga pak.... po pa perdhosur veten per ate pune qe ka bere dikur, ja ashtu here i ngrene e here pa ngrene, here me hir, e here pa hir....

SHKULLAK po nqs do të kishim

SHKULLAK

po nqs do të kishim qënë të gjithë në krah të lubonjës çdo të kishe thënë??

do të ishim po aq qorra??sa tashti??

po të mos ja kishim varur fare?nuk do të ishim po aq indiferetë,ndaj mendimit ndyshe??

dikush ju kundërvu dikush e mbrojti lubonjën për këtë shkrim!

mos vallë nuk tregon se ndryshe nga më parë ka pro dhe kundër!(ti i ke futur të gjithë kundër)

mos harro shkullak,se dhe lubonja nuk ka aspak lesh në gjuhë,nuk përdor dorashka,por i lëshon gjërat si i mendon(ndoshta)!

Add new comment